Publikuar Ne: 4 Prill 2014
253 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

INUK-u aksion edhe në bregdetin e Tales

ndertime-pa-leje-009Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtarë, gjatë ditës së sotme ka vijuar aksionin në vijën bregdetare të Tales.

INUK-u ka gjetur mbështetjen e Komunës së Shënkollit për të realizuar deri në fund misionin e ndërmarrë, edhe pse nuk pati kundërshti e as revoltë nga pronarët e këtyre objekteve që u rrafshuan nga inspektorati.

Ndërkohë mësohet se, në bregdetin e Tales deri më tani janë prishur 20 ndërtime, dy prej të cilëve kanë qenë të ndërtuara buzë detit.

Për kreun e komunës Shënkoll, Fran Frrokaj, është e nevojshme që ligji të zbatohet, ndonëse kishte kërkuar që aksioni të shtyhej për në shtator në mënyrë që të kalonte edhe ky sezon.

Pas prishjes së këtyre ndërtimeve, është kërkuar që të nis menjëherë pastrimi i plazhit në mënyrë të tillë që, kur të çelet sezoni i plazhit gjithçka të jetë në rregull për pushuesit, të cilët zgjedhin bregdetin e Tales për të kaluar pushimet verore.

254 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok