Iniciativë Paris-Varshavë për një komunitet evropian të energjisë

63

president-Hollande-520x292Presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri polak, Donald Tusk paraqitën sot një iniciativë të përbashkët për krijimin e një “komuniteti evropian të energjisë”, i cili do të diskutohet në Bruksel gjatë një samiti evropian kushtuar kësaj çështjeje në muajin qershor.
”Kjo nismë i mundëson Evropës të qenit më tepër e pavarur, më tepër koherente dhe më me shumë solidaritet në politikën energjitike”, theksoi kreu i shtetit francez gjatë një deklarate të përbashkët në Elysee.
”Franca dhe Polonia mbështeten në gjashtë propozime për të bindur tërësinë e vendeve anëtare të drejtohen në anën e komunitetit evropian të energjisë, një projekt i mrekullueshëm”, vijoi ai.
Sipas Donald Tuskut, ky projekt ku Polonia mori iniciativën është efektivisht i pranueshëm për t’i shërbyer Bashkimit Evropian në një situatë kritike nga kriza ukrainase. ”BE-ja nuk duhet të jetë më e varur nga i vetmi burim furnizimi, Rusia”, theksoi ai.