Publikuar Ne: 19 Maj 2014
323 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Hysi: Shpifja e balta kanë qenë e mbeten motoja e PD

Vasilika HysiDeputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi në një deklaratë për shtyp ka vënë në pah mungesë e kauzës për thirrjen e protestave nga ana e opozitës.

“Kemi një opozitë më të çoroditur e të dëshpëruar se kurrë që krimin dhe korrupsionin i sheh si aleatët e saj të vetëm në luftën përballë shtetit e ligjit.

Të dashur miq ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e kësaj vale tërbimi që e ka kapur opozitën. Shpifja e balta kanë qenë e mbeten motoja e tyre”, tha Hysi.

Me ironi, deputetja e PS-së rreshtoi më tej arsyet që kanë qytetarët për t’iu bashkuar protestës së Partisë Demokrarike, duke kujtuar se kjo partia krijoi Lazaratin si bastion droge dhe shkaktoi Gërdecin dhe “21 Janarin”.

“Qytetarë dilni në protestë sepse kjo është mundësia juaj për të protestuar krah për krah me ata që ndërtuan bastionin e drogës në Lazarat, që i kthyen trafiqet e kontrabandën nga aktivitete kriminale në një industri që zhvillohej me bekimin e qeverisë. Dilni të premten në protestë për të mbështetur ata që morën 26 jetë në Gërdec e që pushkatuan qytetarë te pafajshëm në 21 Janar për pushtet dhe para, por që sot ka filluar t’u rrëshqasë toka ndër këmbë sepse e dinë që drejtësia mund të vonojë, por nuk ka për t’i harruar kurrë”, tha Hysi në fjalën e saj.

 

324 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok