Publikuar Ne: 17 Janar 2014
36 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Hetimet për ekzekutimin e Gjepalit, shoqërohen 30 persona në polici

Gjepali-VrasjeTë paktën 30 persona janë shoqëruar nga policia e Kavajës, kjo në vazhdën e hetimit për gjetjen e autorësisë së ekzekutimit të së enjtes në afërsi të Rrogozhinës të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit. Dyshohet se vrasjet janë bërë për hakmarrje, për shkak të precedentëve të viktimave, që të dy me një karrierë të pasur kriminale që datonte që prej fillim viteve ’90 dhe kulmonte me vitin 1997. Nga ana e policisë, mësohet se mes të shoqëruarve janë edhe persona me precedentë penalë.

Të njëjtat burime shtojnë se aktualisht vazhdon kqyrja e makinës të braktisur dhe të djegur në Lushnje, që mendohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit. Nga ana tjetër, dëshmitarë okularë pohuan se automjeti ku po udhëtonte Gjepali dhe Fici, së bashku me dy persona të tjerë është qëlluar për dhjetra metra me breshëri automatiku në ecje e sipër. 45-vjeçari Astrit Gjepali, njihej si kreu i “Bandës së Gjepalajve” në vitin 1997. Ai ishte i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia për të paktën 5 vrasje të kryera në vitin 1997. Në momentin e ekzekutimit, ai po kthehej në burgun e Peqinit, pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte marrë.

37 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok