Publikuar Ne: 28 Maj 2014
72 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Haxhinasto: Haxhinasto: Synojmë ngritjen e Qendrës Kombëtare për Monitorimin e Trafikut

haxhinastoProjekti Sensor përbën një instrument shumë të vlefshëm si në duart e politikëbërësve ashtu dhe të atyre që merren me zbatimin e ligjit në rrugët tona, por më shumë se të gjithë përfitojnë përdoruesit e rrugës, ata që përdorin shërbimet që ofron rruga.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha të mërkurën gjatë seminarit të zhvilliar për sigurinë rrugore se, çështja e sigurisë në rrugë tashmë është një nga prioritet kryesore të kësaj qeverie. Ai informoi se është miratuar një plan masash me rreth 60 ndërhyrje të ndryshme, ndërhyrje ligjore e organizative, investime me qëllim që të arrijmë një objektiv që ka të bëjë me uljen brenda vitit të parë të qeverisjes me 20% të numrit të aksidenteve rrugore.

“Ky plan masash parashikon para së gjithash përmirësime ligjore për sa i takon rregullimit të sjelljes në rrugë, parashikon vendosjen e disa standarteve në rrugë por gjithashtu parashikon edhe rregullime të tjera për sa i takon cilësisë së automjeteve, cilësisë së përgatitjes së drejtuesve të automjeteve si dhe angazhimin përveç Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Policisë së Shtetit, edhe të institucioneve të tjera që kontribuojnë për sigurinë rrugore”, tha Haxhinasto.
Angazhimi në realizimin e këtij plani u shpreh ai, është shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e investimeve direkte në rrugët e Shqipërisë. ‘Qëllimi është pra që të kemi rrugë cilësore dhe rrugë që ofrojnë shërbime cilësore. Arritja e këtij qëllimi përfshin një sërë faktorësh që nga planifikuesit, realizuesit e veprave të rrugëve, dhe nga ata që e mirëmbajnë cilësinë e rrugëve sipas standartit që duhet’, u shpreh ministri.
Këto elementë, sipas tij, janë duke marrë një rëndësi të veçantë pasi duhet të bëjmë shumë më tepër për të arritur atë standart me 5 yje që na u prezantua këtu. Sigurisht që për të arritur deri atje, që ti bëjmë rrugët tona me 5 yje, vijoi Haxhinasto, së pari duhet ti përfundojmë ato dhe ti përfundojmë sipas kërkesave teknike, sipas standartit teknik që ato kanë me të gjithë elemente, ato inxhinierik, te sigurisë dhe sinjalistikës.
Domosdoshmërisht, u hspreh ministri, duhet ta kemi qytetarin partner për të ruajtur elementët e sigurisë rrugore dhe të sinjalistikës rrugore. Këto janë element që kërkojnë sigurisht investime kapitale shumë të rëndësishme, dhe ruajtja me këtë standart e rrugës, me të gjithë elementet e saj shpëton jetë.
Në planin e masave një vend të veçantë zë mënyra e testimit të automjeteve. Ministri i Transporteve lidhur me këtë tha se, “jemi duke parë të gjithë mënyrën e testimit e po prezantojmë elemente të rinj të cilët do ti bëjnë makinat tona më të sigurta kur operojnë në rrugë”.
Gjithashtu për garantimin e automjeteve më të sigurta dhe më miqësore me mjedisin, ministri inforoi për marrjen e masave të reja testimi siç do të jeta ajo e emisionit të gazrave.

“E rëndësishme gjithashtu të themi sot është që do të vazhdojë proçesi i çertifikimit të shërbimeve ndaj automjeteve të transportit. Dhe këtu e kam fjalën për çertifikimin e atyre që ofrojnë shërbimin në autoservis. Sepse në fakt ajo është një punë me shumë përgjegjësi e shpeshherë ka implikime të drejtëpërdrejta në sigurinë e automjeteve dhe rrjedhimisht edhe në jetën e drejtuesve të mjeteve. Pra dhe kjo do të realizohet sipas standarteve që ka sot Europa”, u shpreh Haxhinasto .

Sipas Haxhinastos, një drejtim shumë i rëndësishëm i punës sonë dhe i masave për rritjen e sigurisë në rrugë do të jetë reformimi i shërbimeve të transportit në Shqipëri, veçanërisht të transportit të pasagjerëve të transportit ndërqytetas.

“Aktualisht situata është mjaft kaotike. Nuk ka absolutisht asnjë sens në përcaktimin e itinerareve dhe linjave të ndryshme që operojnë. Kemi një shpenzim mbi 40 % të pa nevojshëm nga operatorët si rezultat i mbivendosjes së linjave që ekzistojnë dhe kemi trashëguar një flotë shumë të vjetër të automjeteve që ofrojnë shërbimin e transportit ndërqytetas dhe sigurisht të gjitha ato që thashë sjellin një kosto dhe një mungesë shërbimi cilësor për pasagjerët. Reforma që do të realizojmë do të optimizojë linjat që ka vendi, do të optimizojë edhe numrin e automjeteve që përdoren për cdo linjë dhe produkti i saj do të jetë një cilësi shumë më e lartë në shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo shtë shumë e rëndësishme për ne për shërbimin që i ofrojmë qytetarëve shqipëtar por dhe kontributi i drejtpërdrejtë i rritjes së sigurisë në rrugë”, deklaroi ai.

Shumë shpejt sipas Haxhinastos do të fillojë një fushatë e ndërgjegjësimit publik, e cila do ta rrisë ndjeshmërinë e qytetarëve për këto probleme. “Përpara sezonit turistik ne do të botojmë një fletëpalosje me informacion për të gjithë mjetet, linjat, oraret që egzistojnë sot në Shqipëri”, tha ministri.
Synojmë, theksoi Haxhinasto, që të realizojmë Qendrën Kombëtare të Monitorimit të trafikut, qendër e cila do të japi në mënyrë të vazhdueshme, informacion përsa i takon situatës së rrugëve dhe trafikut në të gjithë Shqipërinë.

73 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok