Harito: Ja Marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

60

Milena HaritoMinistrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka deklaruar se kabineti qeveritar sapo ka përfunduar përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Harito theksoi se gjatë mbledhjes midis dy qeverive do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje, të cilat prekin fushat kryesore strategjike për të dyja palët.

“Sot përfunduam dhe përgatitjet e takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe të qeverisë së Shqipërisë, i cili do të mbahet ditën e shtunë, në Prizren.

Disa marrëveshje do të nënshkruhen nga të dyja qeveritë, mes të cilave po citoj: Nënshkrimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

Gjithashtu kemi dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin  e Preshevës.

Në fund të takimit mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, do të bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu të dy kryeministrat do ti përgjigjen interesit të mediave të pranishme aty” deklaron Harito.