Publikuar Ne: 26 Janar 2014
740 shikime
AKTUALITET / RAJONI | By albaniaplus

Gruevski: HEC-i nuk ndërtohet nëse është i dëmshëm

Nikolla Gruevski 415Ashtu si edhe ministrat shqiptarë, Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini, edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski të dielën është shprehur se nëse tregohet se është i dëmshëm, hidrocentrali “Fusha e Lukovës” nuk do të ndërtohet. Përveç dibranëve, ai për këtë e ka siguruar edhe Shqipërinë fqinje, ku sërish ka patur protestë kundër devijimit të Radikës.

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit “Fusha e Lukovës” ekziston, por është në fazën e studimit të efekteve dhe pasojave, ka thënë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai siguron se ky projekt do të realizohet vetëm nëse nuk shkakton pasoja serioze për natyrën, ambientin jetësorë dhe qytetarët e rajonit të Dibrës dhe eventualisht në vendet fqinje.

“Kjo Qeveri asnjëherë nuk ka bërë projekte me të cilat e ka dëmtuar dikë, më së paku njerëzve të vendit, por edhe vendeve fqinje. Ky është një projekt të cilin e udhëheqim bashkë me Bankën Botërore. Banka Botërore përgatit edhe projekt ekologjik i cili duhet t’i tregojë përparësitë dhe dobësitë eventuale, ku pas këtij projekti do të sillet edhe vendimi përfundimtarë. Kuptohet, nëse projekti dëshmon se nuk ka ndonjë dëm serioz për natyrën, ambientin jetësorë, për qytetarët, në atë rast do të vazhdojmë më tej dhe projektin do ta realizojmë”, tha Gruevski.

Në të kundërtën, kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski, tha se as Banka Botërore si financuese kryesore, nuk do të lejojë realizimin e një projekti që dëmton natyrën dhe jetën e qytetarëve. Ai me këtë rast ka thënë se do të ketë parasysh edhe shqetësimin e vendeve fqinje, duke aluduar në Shqipërinë prej ku kanë ardhur edhe reagimet më të zëshme për projektin “Fusha e Lukovës”.

Qëndrimi i kryeministrit Gruevski është në një vijë me qëndrimet e shfaqura ditë më parë nga ministrat shqiptarë Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini, të cilët theksuan se hidrocentrali nuk do të ndërtohet nëse vërtetohet se është i dëmshëm për ambientin. /Koha.mk/

741 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok