Greqia merr Presidencën e BE-së, Samaras: Vendi po e lë pas krizën

53

ΕΛΛΗΝΙΚΗ ΠΡΟΕΔΡΙΑ Ε.Ε - ΛΟΓΟΤΥΠΟNën një vëzhgim të rreptë, Greqia ka marrë komandat e Presidencës së radhës të Bashkimit Europian, për 6 muaj. Sipas traditës, Komisioni Europian ka bërë zhvendosjen në Greqi për inaugurimin e semestrit.

Qeverisa e Antonio Samaras, me një borxh akoma të thelluar, dëshiron të besoj, se e ardhmja do të jetë më rozë.

“Pas sakrificave të mëdha, Greqia, po lë mbrapa saj krizën. Europa, po lë mbrapa saj, krizën. Por, sigurisht të gjithë problemet nuk janë zgjidhur dhe ne kemi akoma shumë për të bërë”,- ka deklaruar Kryeministri grek gjatë ceremonisë.

Katër muaj larg zgjedhjeve europiane, që rrezikojnë të konfirmojnë ngjitjen e forcave anti europiane, Presidenti i Komisionit, ka preferuar të insistojë mbi efektin mburojë, të Bashkimit Europian.

“Mos harrojmë, se nuk ka kaluar shumë kohë, kur spekulohej mbi daljen e Greqisë nga zona euro, mbi shkatërrimin e euros, dhe mbi vetë shkatërrimin e Bashkimit Europian. Pra, fakti i thjeshtë i të qenurit këtu, është prova që të gjitha këto parashikime, ishin të rreme”,- ka thënë për Euronews, José Manuel Barroso.

Në këtë periudhë të zgjatur të krizës ekonomike, presidenca europiane i jep qeverisë së Athinës një mundësi për të rivendosur dimensionin ndërkombëtar të vendit. Sfida e saj kryesore, do të jetë përgatitja e zgjedhjeve europiane në maj, rezultati i të cilave do të përcaktojë të ardhmen e koalicionit të brishtë qeveritar.