Publikuar Ne: 27 Janar 2014
81 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Greqia kerkon Ilir Kupën

Ilir-Kupa-280x200Menjëherë pas arrestimit në afërsi të kryeqytetit shqiptar të të shumëkërkuarit Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas në mars 2013, bashkë me 10 të dënuar të tjerë, në Tiranë ndodhen një ekip i policisë greke.

Policët grekë, që ndodhen në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre shqiptarë, do të kontrollojnë vendin ku qëndronte i fshehur i arratisuri, ndërsa do të marrin edhe atë vetë të shumëkërkuarin në pyetje, me qëllim që të zbardhin arratisjen e tij nga burgu i Trikalas.

Autoritetet greke synojnë të mësojnë se cilët e organizuan arratisjen, cilët merrnin pjesë në organizim dhe sidomos të gjejnë të dhëna lidhur me rrjetet që ekzistojnë brenda dhe jashtë burgjeve, si dhe bashkëpunëtorët e të arratisurve.

I arrestuari po mbahet nga policia shqiptare, ndërsa kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, ku akuzohet për një sërë veprash penale, si vrasje me dashje, vrasje me dashje e mbetur në tentativë, grabitje me armë dhe vepra të tjera.

‘Bëni çfare të doni me mua, vetëm në Greqi mos më çoni”. Kjo ka qenë fraza e të shumëkërkuarit prej 10 muajsh Ilir Kupa, sapo në duar i janë vendosur prangat nga Policia e Tiranës.

Ilir Kupa, 27 vjeç u arratis ne mars 2013, së bashku me dhjetë persona të tjerë nga burgu i Trikallas, ndërsa gjatë ndjekjes së policisë greke, tre prej tyre mbetën të vrarë, dy prej të cilëve ishin Marjan Kola dhe Edison Lika. Për të shumëkërkuarin Ilir Kupa policia greke gjatë verës i përcolli informacion palës shqiptare për dyshimet se ai kishte kaluar kufirin së bashku me një të dënuar tjetër.

82 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok