Greqi, burgosen edhe dy deputetë të tjerë të “Agimit të Artë”

50

Agimi-i-ArteDy deputetët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos u dërguan në paraburgim me vendim të gjykatësit hetues të çështjes dhe prokurorit përkatës. Pas një dëshmie të gjatë prej 7 orësh para prokurorit, u vendos që dy deputetët të paraburgosen me akuzën për anëtarësi dhe lidership në organizatë kriminale.

Sapo u bë i ditur vendimi për paraburgosjen, një grup simpatizantësh shpërthyen në parulla zemërimi ndaj gjyqtarëve , gazetarëve dhe kryeministrit.

Rreth 30 aktivistë neonazistë që ndodheshin në hyrje të Gjykatës sulmuan verbalisht gazetarët, madje hodhën edhe shishe mbi ta. Me prangosjen e dy deputetëve shkon në 5 numri i deputetëve neonazistë, që kalojnë dyert e burgut.