Goro: Himara bashki më vete

63

gjergji goroHimariotët por edhe vetë kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro është pro variantit të dytë: Himara të jetë një njësi vendore dhe të përcaktohet si bashki së bashku me Vranishtin dhe Lukovën.

Në një intervistë telefonike dhënë paraditen e 2 qershorit, gazetarit Patrik Sadikaj në televizionon Ora News , kryetari i bashkisë së Himarës Gjergji Goro thotë se është pro variantit të dytë, atë që Shqipëria të ketë 47 njësi vendore.

“Jemi pro variantit të dytë që bashkia e Himarës të jetë njësi ku ajo vetë të vendosë për veten. Bashkia e Himarës duhet të jetë njësi vendore sepse është një nga zonat më të rëndëishme të Shqipërisë. Është e domosdoshme të zjerohet më shumë sepse edhe turizmi do të ketë një qëndrim të zhvillueshëm. Sa më e madhe të jetë një njësi vendore aq më shumë kapacitete ka për ta zhvilluar atë.  Jemi për variantin me 47 njësi vendore.  Pra bashkia e Himarës të jetë njësi më vete, ku ajo vetë të vendosë për veten.” tha Goro në lidhje telefonike.

Çdo reagim kundër zgjerimit të Himarës ka interesa vetjake 

Goro shprehet kundër qëndrimit të Omonias, e cila pretendon se nëse bashkohet Himara me Lukovën e Vranishtin shkelen interesat e minoritetit grek.

“Nuk shkelet asnjë e drejtë e njeriut. Bashkia e Himarës ka qenë është dhe do të jetë bashki shqiptare e integruar e cila duhet të japë tonin e zhvillimit në vitet që do të vijnë. Ne nuk ndryshojmë asgjë thjeshtë zgjerojmë kufijtë në mënyrë që të zhvillohet. Cdo reagim tjetër është interes personal dhe politik vetjak. Koha do ta tregojë që ishte gjëja më e mirë që Bashkia e Himarës u zgjerua. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe shumë shpejt do të binden se Himara duhet të zgjerohet të jetë bashki”

Himara mirepret turistët, askush të mos ndërtojë pa leje. Do i prishim 

Goro tha se Himara ishte bërë gati për të pritur turistët edhe për këtë sezon turistik.

Të gjithë ata që do të vizitojnë Himarën do të gjejnë një vend më të pastër, pa probleme me furnizimin me energji elektrike si dhe me një sërë aktivitetesh artistike.
Goro përcolli dhe një apel për ata që kërkojnë të ngrenë ndërtime pa leje.
Do të ndërhyjmë.

I bëj thirrje të mos ndërtojnë pa leje sepse prishin imazhin. Nuk duhet të prishim më Himarën, të ndalojmë aty dhe ta rregullojmë. Hirama e fshatrat e saj karakterisitikë t’i kthejmë atje ku kanë qenë para se të ishin bërë këto ndërtimet e shëmtuara. T’i kthjemë në fshatra turistikë e karakterisitkë. Ku do të ketë ndërtime pa leje do të ndërhyjmë. Nuk do të lejojmë asnjë të bëjë ndërtim pa leje.

*Ora News