Publikuar Ne: 18 Prill 2014
61 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Gjosha-Sequi: Shqipëria të vijojë me këto ritme rrugëtimin drejt BE

gjosha2Ministrja e Integrimit Evropian,  Klajda Gjosha, priti sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, me rastin e lënies së detyrës së tij në Shqipëri.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, Ministrja Gjosha shprehu keqardhjen për mbylljen e misionit të z. Sequi në vendin tonë.  Ajo vlerësoi kontributin e Ambasadorit të BE-së dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në lidhje me procesin e integrimit.

“Z. Sequi ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka ndihmuar Shqipërinë, nisur edhe nga fakti që vjen nga një vend mik si Italia. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai ka qenë gjithmonë në krah të shqiptare, lidhur me axhendën e integrimit”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Z. Sequi theksoi se puna në vendin tonë ka qenë një nder i madh për të duke nënvizuar se Shqipëria po ecën me  ritme mjaft të mira në rrugëtimin e saj në BE. Ai inkurajoi Ministren për të vijuar punën e saj, si pjesë e qeverisë e cila është angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Ambasadori i BE-së, theksoi gjithashtu se edhe në pozicionin e ri do të vijojë të punojë për Shqipërinë.

62 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok