Gjosha, do ta rrish fëmijën në ministri

71

gjosha2Për herë të parë për median, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha rrëfen në “Jamais Vu” të Mustafa Nanos emocionet e pritjes për t’u bërë nënë.

Jo vetëm kaq e frymëzuar edhe nga sekuencat filmike të përzgjedhura me kujdes nga moderatori Nano mbrëmjen e djeshme në një prej studiove të Tv Ora News, Ministrja Gjosha rrëfen se në muajt e parë të lindjes, fëmija do të jetë bashkëpunëtori i saj më i ngushtë edhe në zyrë, pasi do i duhet të vijojë punën shumë shpejt pas lindjes.

“Është e vërtetë që shumë shpejt pres të bëhem nënë. Jam në muajt e parë dhe e përjetoj çdoditë, pavarësisht se jam e ngarkuar. Do mundohem të jem nënë e mirë. Do të bëj më të mirën. Dhe shpesh herë imagjinoj edhe sesi fëmija im mund të rritet në muajt e parë edhe në zyrën e miniatrisë së Integrimit. Kjo nuk më duket ndonjë çudi sepse do të më duhet që në ditët e para të vijoj edhe me punën të cilën unë mbart edhe sot por do i bëj të dyja bashkë, por shpresoj që do të shkojë shumë mirë. ” rrëfeu Gjosha.

Kur Nano tha se deri tani asnjë grua s’ka marrë fëmijën në zyrë dhe nëse do e bënte ajo do të ishte e para, Gjosha u përgjigj: “Unë po e deklaroj që do e marr do jem e detyruar që ta marr por do ta bëj dhe me kënaqësinë më të madhe.”

Madje ministrja 30-vjeçare e cila verën e kaluar kurorëzoi martesën me Ardianin thotë duke qeshur se fëmija I saj mund të jetë edhe pjesë e Parlamentit nëse nuk do të ketë njeri që do ia mbajë të enjteve, kur ka seance parlamentare.

“Ndoshta do të jetë edhe pjesë e Parlamentit, sepse varet a ka kush të ma mbajë. Por edhe sepse mund ti jap pozitivet.

Gjatë emisionit Ministrja e Integrimit tregon dhe për momentin e parë kur hyri në Parlament në të cilën shpesh thotë se ndihet keq pasi debatet nga parimi kalojnë në çështje personale.

Nëse do të ishte në dorë të saj Gjosha thotë se Shqipërisë do i jepte statusin e vendit kandidat, por do të thoshte Jo për anëtarësimin me të drejta të plota në BE pasi Shqipëria ka shumë rrugë për të ecur përpara.