Genc Tafili: Pas plagosjes në Suedi fshihet Prelë Pjetrushi, ish zyrtari i lartë i policisë

157
Sans titre-1
Genc Tafili dhe Prele Pjetrushi

Plagosja e djalit 12 vjeçar në Suedi, konfirmohet të jetë nipi dhe jo djali i Admir Tafilit. Genc Tafili, i cili vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Arben Zylyftarit, në një lidhje telefonike me A1 Report konfirmoi se 12-vjeçari i plagosur është djali i Luan Tafilit, vëllait të tretë të tyre. Familjet e tre vëllezërve Tafili jetonin në një manastir, i cili ishte shumë afër metrosë së qytetit ku ndodhi plagosja.

Kam qenë shumë i tronditur. Kam që në Vitin e Ri pa u dëgjuar me familjen. E kam djalin e vëllait, i vëllait tjetër, jo djali i Admirit.”- tha Genc Tafili. Për Gencin ka një emër që ndodhet pas kësaj ngjarjeje, në vazhdën e atyre që i ka ndodhur familjes së tij. Ai është Prelë Pjetrushi, ish-zyrtar i lartë i policisë. “Ka qenë 12 vjeç dhe i bëj thirrje mos të merret me gra dhe me fëmijë. I bëj thirrje Pjetrushit, atij që është mësuar të merret me gra dhe me fëmijë. Dhe drejtësia nuk është bërë asnjëherë nga ana jonë. Nusja e vëllait është me zemër. Ka jetuar atje edhe familja ime, tani i ka marrë shteti suedez dhe i ka hequr prej andej, nuk e di se ku i ka çuar“- thotë ai në bisedën telefonike nga kabinat e telefonit të burgut të Peqinit.

Genc Tafili është akuzuar për vrasjen e Komisar Arben Zylyftarit në Shkodër. Një akuzë e dyshimtë, ku mbrapa saj qëndronin krerët e lartë të policisë së asaj kohe në Shkodër, konkretisht Prelë Pjetrushi, i cili dyshohet të ketë qenë pas vrasjes së Komisar Zylyftarit. Rrethanat e vrasjes së Komisar Zylyftarit, sipas procesit të zhvilluar në atë kohë, ishin të dyshimta dhe implikonin një ekzekutim nga mbrapa shpine dhe jo përballë nga ku po zhvillohej përplasja me armë. Një proces gjyqësor gjithashtu i dyshimtë, i zhvilluar nga kryegjyqtari Sandër Simoni, dënon Genc Tafilin me 25 vite burg. Vetëm pak kohë më vonë në mënyrë pak të habitshme, gjyqtari kryesor i kësaj dosje Sandër Simoni, emërohet në krye të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.