Fotografi Adrian Limani merr çmimin Medalja e Artë në “Gold Medal of Exellence”

70

adrian limaniFotografi shqiptar, Adrian Limani është shpërblyer me çmimin Medalje e Artë në “Gold Medal of Exellence”, garë kjo e kategorive të ndryshme në Austri. Limani i cili njihet për fotografitë me “Loja me Hënë”, për herë të parë ka sfiduar vetën në një garë të nivelit të tillë, gjë për të cilën edhe është shpërblyer me medalje të artë, në kategorinë e fotografisë.

“Jam i lumtur për këtë lajm, ishte hera e parë që kam mare pjesë në një garë ndërkombëtare të fotografisë ku isha i vetmi shqiptar dhe arrita të fitoj çmimin Medalja e Artë në “Gold Medal of Exellence””, ka thënë Limani për KultPlus.

ardian limani2Sipas tij, organizatorët më pas pos që do ti ndajnë çmimet për kategoritë përkatëse, do të organizojnë edhe një ekspozitë me punimet e shpërblyera në këtë garë ndërkombëtare.
Për punën e Adrian Limanit kanë shkruar shumë medie prestigjioze të botës, sikurse që i kanë komentuar fotografitë e tij edhe disa nga yjet botërore nëpër rrjete të ndryshme sociale.

*KultPlus