FMN nuk detyron qeverinë shqiptare të rris çmimin e energjisë elektrike

48

arben-ahmetaj”Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk detyron qeverinë shqiptare të rrisë çmimin e energjisë elektrike apo të cenojë qytetarët shqiptarë”, tha të enjten, gjatë një konference për shtyp, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Në një deklaratë për mediat, duke folur për marrëveshjen 3 vjeçare të nënshkruar nga Qeveria Shqiptare me FMN, më 28 Shkurt 2014, nga e cila vendi ynë do të përfitoj rreth 457 milion dollar me qëllim realizimin e reformave për shpejtimin e zhvillimit ekonomik, Ahmetaj tha se marrëveshja është fillimi i pranverës ekonomike për Shqipërinë.
“Marrëveshja është nënshkruar me kërkesë të qeverisë shqiptare, në dritë të diellit në sytë e publikut shqiptar, medias, e keni transmetuar me të gjitha detajet, në formë dhe me shifra dhe në gjithçka që mbart. Një pjesë serioze e marrëveshjes është reflektuar në paketën e fiskale që ne kaluam në parlament, në buxhetin e vitit 2014, ku u ulën taksat për 97% të shqiptarëve. Në datën 1 Prill hiqet TVSH-ja medikamenteve, masë kjo e marrë brenda paketës fiskale dhe në bashkëpunim me FMN”, tha Ahmetaj.
Ministri i zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje qeveria synon transparencën, si thelb të mirëqeverisjes së saj.
“Arsyeja përse ne thirrëm FMN-në dhe Bankën Botërore në Shqipëri është e kundërta e arsyes përse Sali Berisha e refuzoi gjatë qeverisjes së tij, TRANSPARENCA. Për ne transparenca është thelbi qeverisjes afatgjatë dhe motivi kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi.”, tha ai.
Po ashtu Ministri Ahmetaj, garantoi se “nga kjo marrëveshje nuk ka asnjë detyrim, asnjë plan për rritje të çmimit të energjisë, përkundrazi qeveria Rama do mbroj qytetarët, që i Berisha dyfishoj çmimin e energjisë, ne s’do cenojmë këtë goditje karshi atyre që na besuan qeverinë, përkundrazi nëpërmjet rritjes ekonomike, nëpërmjet ri-ngritjes ne do garantojmë siguri energjetike, siguri fiskale dhe do nxisim rritjen ekonomike”.

Çfarë sjell kjo marrëveshje?

Sipas Ministrit Ahmetaj, “marrëveshja, bën të kundërtën e asaj që bëri Sali Berisha ndër vite, ajo nxjerr në pah të gjithë problematikën që ka fshehur Berisha dhe na pasqyron rrugëtimin tonë drejt një Shqipërie të zhvilluar, pra na mundëson të përjetojmë atë që kemi nisur të përjetojmë, rritjen ekonomike. Të gjithë shqiptarët e kanë ndjerë, të gjithë bizneset e shohin, pasi ka një rritje konsumit. Pra ne, shtoi Ahmetaj, po mbushim atë gropë që qeveria Berisha na la trashëgimi”.
Duke vijuar me paralelizmin politik mes qeverisë Rama dhe asaj Berisha, Ministri Ahmetaj, kujtoi se ish-Kryeministri Berisha, FMN-në e quajti dëshmitar të rremë të ekonomisë sonë, ndërsa ne, tha Ahmetaj, FMN-në e quajmë bashkëpunëtorin tonë të zhvillimit ekonomik. “FMN po na mundëson ta shohim realitetin në sy, të ndërmarrim masat që i nevojiten shoqërisë shqiptare për të pasur një klimë biznesi tërheqëse, për të ndrequr kasaphanë energjetike të trashëguar nga qeveria e shkuar apo për të krijuar një paketë fiskale të denjë”, theksoi Ahmetaj.

Çfarë do të arrimë me këtë marrëveshje?

Sipas Ministrit Ahmetaj, qëllimi i marrëveshjes me FMN është krijimi i një disipline fiskale afatmesme që do na japë ulje të borxheve. “I kujtoi shqiptarëve se kur erdhëm në qeveri 6-muaj më parë kemi gjetur nga qeveria shkuar 720 milion lekë borxh të fshehur , prandaj marrëveshja me Fondi Monetar Ndërkombëtar është një marrëveshje që përveç të gjitha reformave strukturore ka në brendësi të saj edhe një financim serioz të, në më shumë se 300 milion euro dhe gjithashtu një paketë po kaq të madhe dhe ndoshta më të madhe nga Banka Botërore, e cila do na jap projekte të reja prej 350 milion eurosh, në 200 milion në buxhet dhe 150 milion euro në sektorin energjetik, sektor i rrënuar nga qeverisja e Berishës.”, theksoi Ahmetaj.
Sipas tij, programi i marrëveshjes me FMN garanton se qeveria shqiptare jo vetëm që ka besimin e ndërkombëtarëve, që do të jetë transparente, por garanton besimin ndaj qytetarëve shqiptar ndaj institucioneve, pasi kjo paketë nuk ngurtëson shqiptarët, nuk i cenon qytetarët, por jep optimizëm, ka rritje ekonomike dhe forcon vendin tonë.
Kjo marrëveshje mund të gjendet lehtësisht në faqen web të Fondit Monetar dhe qeverisë është marrëveshja, nuk ka asnjë detyrim, asnjë plan që gjatë këtij viti të kemi rritje taksash apo rritje çmimesh, edhe tatim fitimi është ulur nga 25% që e ishte gjatë qeverisë Berisha pa ryshfetet nëndorë është ulur tashmë në 15% sot.”, nënvizoi Ahmetaj.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është se falë kësaj marrëveshje që sot të gjithë mediat, biznesi qytetarët po marrin frymë lirisht dhe po ndjejmë rritje ekonomike, Shqipëria po ndjen rritje ekonomike. Këshilli Ekonomik kombëtar është kthyer një platformë diskutimi me biznesin, ku ky i fundit qan hallet dhe qeveria e dëgjon dhe ndërmerr masa për zgjidhjen e tyre, po ashtu kemi dritarte komunikimi me doganat duke vënën të gjithë aparatin shtetëror në funksion të biznesit , të qytetarëve”, tha Ahmetaj.