Publikuar Ne: 22 Maj 2014
1152 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Financat përgatisin draftligjin e ri për lojrat e fatit

Ministria-e-Ekonomise2Ministria e Financave ka gati një draftligj të ri, i cili përcakton një sërë masash shtrënguese për të kufizuar lojrat e fatit. Drafti, ende në diskutim nga Ministria e Financave. Sipas tij, për bastet sportive, tarifa për të marrë një licencë do të 10-fishohet, nga 2 milionë lek në vit që është aktualisht në 20 milionë lek, ndërsa licencat do të jenë të kufizuara me afat 5-vjeçar. Rritje të tarifës së licencimit ka edhe për kazinotë elekronike, të cilat, nga 1 milionë lek në vit që paguajnë aktualisht, me ligjin e ri kjo tarifë llogaritet 25 milionë lek për çdo 5 vjet.
Paralelisht, për bastet sportive ai kufizon numrin e NIPT-eve dytësore, deri në 300, ndërsa për kazinotë elektronike NIPT-et dytësore nuk mund të jenë më shumë se 5.

Drafti kufizon edhe vendndodhjen e kazinove. Sipas draftit të ri, brenda qyteteve nuk do të ketë më asnjë kazino elektronike. Ato do të zhvendosen vetëm në zonat turistike dhe, në qendrat e banuara, mund të jenë vetëm në hotelet me 5 yje, për të mbrojtur qytetarët. Drafti ndryshon edhe sistemin e taksimit të kumarit. Ndryshe nga sistemi aktual, që i takson lojrat e fatit me tarifa fikse për sallë dhe numër automatesh, me draftin e ri taksa kryesore do të vendoset mbi të ardhurat bruto dhe është sa 25 përqind e saj. Për kaziontë do të ketë një 3 % shtesë, që paguhet për lojrat e fatit, ndërsa për bastet sportive, veç 25 %, paguhet edhe një tarifë 40 mijë lekë në muaj për çdo sallë të hapur

1153 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok