Eurostat, ulet numri i të papunëve

55

BE.1Për muajin prill është regjistruar një rënie e papunësisë në 11,7 për qind kundrejt 11,8 për qind në mars, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Eurozona numëronte në muajin prill 18 751 milion të papunë, rreth 76 milionë më pak se sa në mars dhe 487 mijë më pak se sa në muajin prill të vitit 2013. niveli i papunësisë në atë kohë ishte 12 për qind në zonën euro.
Papunësia e të rinjve ka rënë gjithashtu, niveli i tij ka lëizur nga 23,6 për qind në mars në 23,5 për qind në prill. Brenda një viti, nga prilli 2013 deri në prill 2014, numri i të rinjve të papunëve ka rënë me 202 mijë persona në zonën euro.
Në një vit, uljet më të forta të papunësisë kanë prekur Portugalinë, ku niveli ka kaluar nga 17,3 për qind në 14,6 për qind dhe Irlandën nga 13,7 për qin në 11,9 për qind. Ndërsa rritjet më të forta të papunësisë kanë prekur Qipron, nga 15,6 për qind në 16,4 për qind dhe Holandën nga 6,5 për qind në 7,2 për qind.
Në të gjithë Be-në, papunësia prekte 25,471 milionë persona në muajin prill, ose një nivel prej 10,4 për qind kundrejt 10,5 për qind në mars. Për një muaj, numri i të papunëve ka rënë me 151 mijë në të 28 vendet anëtare, ndërsa në një vit ka rënë me 1,167 milionë.