Publikuar Ne: 12 Korrik 2015
106 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Eurogrupi mblidhet sot për fatin e Greqisë

greqi-flamur“Nëse do BE  dhe të gjitha palët sot arrihet një marrëveshje. Unë jam i gatshëm për një kompromis të ndershëm. Borxh popujve që e duan Evropën e bashkuar dhe jo të ndarë.”

Përpjekja më e fundit e Greqisë për të shmangur daljen nga Eurozona dhe siguruar një program të ri shpëtimi trevjeçar ka marrë një goditje fatale mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, pasi bisedimet u mbyllën pa asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që pala greke kërkon hua të tjera për të siguruar mbijetesën në këmbim të reformave, Finlanda mësohet t’i ketë refuzuar ato, ndërsa Gjermania ka bërë thirrje që vendi të qendrojë për të paktën pesë vjet jashtë monedhës së përbashkët.

Shefi i Eurogrupit, Jerun Dajselblum, tha se bisedimet ishin të vështira, pasi ka ende një sërë çështjesh të rendësishme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, duke venitur kështu shpresat e qeverisë helene për një shpëtim të sekondës së fundit, pavarësisht vlerësimit pozitiv që ka marrë propozimi i saj nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët madje rekomanduan një fond shtesë prej 80 miliardë eurosh, rreth 30 më shumë se sa kishte kërkuar vetë Greqia.

 

107 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok