Eurabia post Charlie

68

Aurora Allushaj

Aurora A.Ekziston një aspekt, që godet fort komentet e bëra mbi ngjarjet e Parisit: hezitimi i politikës, i kulturës dhe formimit të përgjithshëm. Le të limitohemi në atë çfarë u komentua “tout court” nga politikanët europianë, terrorizmin. Të gjithë nuk kanë hezituar të citojnë thirrjen: “Allahu është i madh”, e përdorur nga vrasësit në momentet finale të krimeve. Por, të flasësh për Islamin në terma kritikë duket se deri diku hidhet karburant në një zjarr “bashkëjetese”, që dukej sikur kishte rënë në qetësi.

As në rastin më të fundit (ngjarjeve në Paris) nuk mungoi ndarja në “muslimanë të moderuar” dhe “muslimanëve fanatikë”. Duke marrë parasysh këto dy ndarje, është e mundur të bëhen disa komente: mbi të gjitha nocioni i moderimit (mjafton të mendojmë Arabinë Saudite, si matricë historike e rënies së Islamit, gjithashtu financuese në shumë raste e xhihadit, citohet si vend arab i “moderuar”.

Nga ana tjetër, të gjithë e dimë që Islami nuk është një monolit, duke marrë parasysh ndarjen në sunit dhe shiit.

Por, le të kthehemi në raportet me Islamin e “moderuar”, në atë çka tashmë jemi mësuar të dëgjojmë thuajse gjithmonë kur fjala terrorizëm islamik pushton mediat botërore. Ekziston një luftë brenda llojit. Në shumë video të ekzekutimeve të ISIS, sakrifikohen myslimanë, të cilët nuk njohin rregullat e vendosura prej tyre. Situata është shumë e komplikuar nga skenarë të ndryshëm gjeopolitikë në të cilët veprojnë ekstremistët, që shkojnë nga Filipinet në Nigeri, Somali, pa marrë parasysh këtu influencën e madhe në Europë (Eurabia, term i shkruar nga Oriana Fallaci).

Një aspekt tjetër shumë shqetësues është i asaj që gjatë viteve të “plumbit” u quajt “zona gri”.  Intervistat e dhëna nga emigrantë muslimanë në Europë (emigrantë që jetojnë prej kohësh në shtete të ndryshme evropiane), nuk lejojnë aspak që të jetojmë të qetë dhe bëjnë të kërkohet kontroll në fluksin e hyrjeve të tyre. Këtu mund të merret si bazë edhe falimentimi i Francës dhe Anglisë për multikulturalitet në dhënien e shtetësisë dhe mikpritjes.

Qytetërimi europian karakterizohet, ndër të tjera, nga kapaciteti, i formuar ndër vite, për të pasur dyshim dhe për të njohur të drejtën e tjetrit. Problemi i sotëm duket se është mosnjohja e të drejtës kolektive, të drejtës evropiane. Për këtë flasin dy libra të dalë pak kohë më parë në Francë, “Vetëvrasja Franceze” dhe “Nënshtrimi” me autorë Eric Zemmour e Michel Houellebecq: nga lodhja e shoqërisë tonë, deri tek paaftësia franceze ( në veçanti) për të njohur armikun aktual, që na kanoset.