Etapat e operacionit të Divjakës

56

harta2Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme me drejtues dhe punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, prezantoi operacionin e zhvilluar në Divjakë dhe kronologjinë e ngjarjes.

“Më datë 10.05.2014 në zonën e Divjakë forcat e Policisë së Shtetit zhvilluan një operacion policor, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit, Saimir Bajrami, 39 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasit italian, Giorgio Riformato, piloti i aeroplanit Piper I-GRMP, në cilësinë e personave të dyshuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike hetimet vazhdojnë. Më lejoni që në interes të një transparence sa më të plotë për të gjithë të interesuarit e publikun e gjerë të bëj një prezantim të shkurtër të veprimeve policore, por dhe të veprimeve të agjencive të tjera në fushën e sigurisë të transportit ajror deri në momentin e arrestimit të autorëve të dyshuar, veprime këto të dala nga të dhënat që policia siguroi gjatë veprimeve të para hetimore për këtë ngjarje”, tha Didi.