Publikuar Ne: 16 Janar 2014
29 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Ekzekutohen në një atentat dy të burgosur, Gjepali dhe Fici

skene-krimi-mos-kalo1Dy të burgosur që po ktheheshin nga leja për në burgun e Peqinit janë ekzekutuar në një atentat në afërsi të Rrogozhinës.

Viktimat sipas policisë janë Astrit Gjepali dhe Halil Fici, dy emra të njohur të botës së krimit, të dy nga Durrësi. Paraprakisht deklarohet se objekt i atentatit ka qenë Gjepali, autor i te paktën 5 vrasjeve, mes te cilave dhe ajo e një punonjësi policie në shërbim. Astrit Gjepali ishte dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për krimet e vitit ’97 dhe po kthehej pas një leje disaditore në vendin e kryerjes së dënimit, por mbi automjetin me të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që ndodhen në spitalin e Durrësit, një prej të cilëve deklarohet të ketë qenë në automjet. Ai mendohet se është djali i Halil Ficit, ndërsa tjetri një person i rastësishëm që nuk ka lidhje me ngjarjen. Halil Fici i njohur si nje nga drejtuesit e bandës se Ben Camit i akuzuar për trafik e shpërndarje narkotikësh në Itali. Policia ka ngritur postoblloqe të shumta në rrugën nacionale, por ende nuk ka të dhëna për autorët.

Mbi 20 plumba jane derdhur në automjetin e dy te burgosurve që po ktheheshin pas lejes në burg. Dyshimet e policisë lidhen me ndonjë hakmarrje të mundshme pasi njëri prej viktimave, Astrit Gjepali njihet për një histori kriminale dhe vrasje. /tch

30 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok