“Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve, që iu dhanë kompanisë së Veliajt me rastin e vizitës së Papës”, u shpreh koordinatoria në Partinë Demokratike, Grida Duma, gjatë një deklarate për mediat te dielen.
Ajo theksoi se “fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme. Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës. Ndërsa populli sot eshte gjithnjë e më i papunë, gjithnjë e më shumë i zhytur në halle”.