Publikuar Ne: 11 Mars 2014
73 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Dobrushi: Jam bashkëfajtor, nuk duhet t’i lija vajzat kurrë vetëm

dobrushi“Edhe pse nuk vazhdonim më bashkë, nuk kishte probleme mes nesh. Mund t’i shihja vajzat e mia të mrekullueshme sa herë që doja”

Kështu është shprehur i ati i tri vajzave të vrara në mënyrë brutale nga e ëma e tyre të dielën e 9 marsit.

I ati i vajzave, Bashkim Dobrushi, 45-vjeç ka mundur të informohet për ngjarjen nga i vëllai i tij, i cili i komunikoi se duhej të kthehej menjëherë në Lecco të Italisë pasi e kërkonte policia.

Vetëm me t’u rikthyer në qytetin ku jetonte prej 15 vitesh, mori vesh se vajzat e tij ishin vrarë nga nëna e tyre, ish-bashkëshortja e tij, nga e cila ishte divorcuar pak muaj më parë.

Mësohet se babai i viktimave do të merret sot në pyetje nga autoritetet për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve dhe motiveve të këtij krimi monstruoz.

Ndërsa trupat e të miturave pritet t’i nënshtrohen sot autopsisë. Mediet italiane shkruajnë se ka shumë mundësi që trupat e vajzave Simonës 14 vjeç, Keisi 10 vjeç dhe Sidni 3 vjeç,  të nisen drejt Shqipërisë për t’u prerë në banesën e fundit.

“Edhe pse nuk vazhdonim më bashkë, nuk kishte probleme mes nesh. Mund t’i shihja vajzat e mia të mrekullueshme sa herë që doja. Nuk mund t’ia fal kurrë. Ndiej pjesën time të fajit, pasi nëse do ta dija çdo të ndodhte, nuk do t’i kisha lënë kurrë”, – është shprehur Bashkimi.

74 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok