Publikuar Ne: 28 Maj 2014
100 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Dhunoi protestuesin, shkarkohet ndihmësi i Erdoganit

yusuf-yerkel-gorevden-alindi_957Ndihmësi kryesor i kryeministrit turk i cili u fotografua të dhunonte një protestues në demonstratat e fatkeqësisë së Soma-s, është shkarkuar. Imazhi i tij duke goditur një protestues të cilin e tërhiqnin zvarrë dy policë, krijoi nervozizëm në mediat sociale.

Një zyrtar i qeverisë tha se Yerkel u shkarkua në fund të kësaj jave. “Yusuf Yerkel kërkoi falje, por ishte tepër vonë, pasi në kohën e duhur ai refuzoi publikisht ta bënte atë” , shtoi ai.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, kishte refuzuar më parë ta shkarkonte, duke thënë se kjo ishte një çështje private.

Këshilltari kryesor i Erdoganit, Yalcin Akdogan, tha se kjo kishte qenë një akt vetëmbrojtje. Ai kritikoi shtypin për “papërgjegjshmëri” për përdorimin e fotografive për t’i bërë protestat të dukeshin si një kryengritje masive kundër qeverisë.

 

Pas incidentit Yerkel mori leje mjekësore, duke u diagnostikuar me trauma të indeve të buta në këmbë. Një raport mjekësor tha se ai kishte pasoja të ndjeshmërisë në këmbë dhe krah, si dhe vështirësi në të ecur. Pasi fillimisht ai refuzoi të kërkonte falje, Yerkel tha se ishte në gjendje jo të mirë për t’u treguar i matur dhe të pranonte fajin.

101 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok