Publikuar Ne: 29 Maj 2015
184 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

DASH: Takimi Rama-Vuçiç historik

rama-vuciciDepartamenti Amerikan i Shtetit përshëndet kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për riafirmimin e angazhimit të tyre për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve me qëllim dhënien e kontributit për paqe, prosperitet dhe stabilitet në rajon.

DASH e quan një vizitë historike atë të kryeministrit serb në Tiranë më 27 maj e cila vjen 6 muaj pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.

“SHBA përshëndet kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar në vizitën e parë zyrtare që kryeministri serb bëri në Tiranë më 27 maj. Vizita historike e Vuçiç vjen  6 muaj pas vizitës së Ramës në Beograd, vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas 70 vitesh. Ne përshëndesim dy liderët për riafirmimin e angazhimit të tyre pr të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve me qëllim dhënien e kontributit për paqe, prosperitet dhe stabilitet në rajon.

185 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok