Publikuar Ne: 25 Prill 2014
82 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Çuçi-Fino: Mazhoranca e vendosur për të vijuar punën për reformën territoriale

bledi çuçiMinistri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe deputeti i PS-së, Bashkim Fino deklaruan sot vendosmërinë e mazhorancës për të vazhduar punën për reformën administrativo-territoriale.

“Kuvendi e zgjidhi bllokimin politik në Komisionin për Reformën Territoriale. Ftoj kolegët e opozitës që t’i bashkohen kësaj reforme të rëndësishme”, tha Fino. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino, tha  se ky komision do të nisë punën të hënën në orën 09:00.

Fino ftoi edhe një herë opozitën të bëhet pjesë e kësaj mbledhjeje duke shtuar se këto mbledhje do të jenë të hapura dhe do të ndiqen nga mediat. “Të hënën komisioni i Reformës administrativo territorliane nis me një axhendë të ngjeshur që në orën 09.00. Ne pritëm 3 muaj nga 24 janari deri dje. Vendimi i djeshëm shtyu afatin për 2 muaj, sepse në fund të fundit nëse opozita do të vijë që të hënën jemi të gathshëm dhe 9 vendet janë të opozitës” tha Fino.

Sipas tij, mbledhjet për reformën territoriale do të jene transparente, ndërsa theksoi se miratimi i saj nuk mund të shtyhet pafundësisht. “Brenda këtij sesioni parlamentar duhet ta përfundojmë reformën. Harta e re territoriale nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Fino.

Ndërkohë, ministri Cuci kërkoi që të ecet sa më shpejt për të kapur kohën e humbur, ndërsa premtoi reformë gjithëpërfshirëse. Ministri Çuçi u shpreh se “jam i gëzuar se u kapërcye ky ngërc procedurial. Duhet të rendim të kapim kohën që kemi humbur gjatë periudhs së pritjes së opozitës të bëhet pjesë e reformës”.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale.

83 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok