Publikuar Ne: 3 Janar 2014
62 shikime
AKTUALITET / BOTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Colorado, radhë për të blerë hashash

hashish koloradoVeterani i luftës së Irakut, Sean Azzariti, i pyetur nga CNN se cfare mendimi kishte per faktin qe mund tashme mund ta blinte marijuanen ne menyre te ligjshme dha nje pergjigje te shkurter, por te qarte.

“Eshte e jashtezakonshme, – u shpreh ai. – Ende njerezit nuk e kane kuptuar tamam rendesine e ketij hapi”.

Perpara se dyert e qendres Cannabis 3D ne Denver te Colorados te hapeshin per publikun, me dhjetera vete prisnin ne radhe ne mesin e te ftohtit dhe debores. Kjo ishte vetem vala e pare e te interesuarve, sepse shume te tjera pritet te mberrijne nga e gjithe Amerika javet e muajt ne vazhdim.

Azzariti u perzgjodh si bleresi i pare per shkak te crregullimeve post-traumatike, pasoje e dy sherbimeve ne Irak nga viti 2000 deri ne 2006-ten. 32-vjeçari bleu 22 grame kanabis dhe bonbone cokollate te sperkatura me marijuane. Ne disa dyqane te tjera, njerezit kane pritur ne kembe per tre apo kater ore celjen e tyre vetem qe te beheshin pjese e “dites historike”, sic e quajten.

Pavaresisht radheve te gjate ne bulevarde, autoritetet thone se probleme te medha nuk pati. Kur dilnin nga dyqani, bleresit ngrinin mbi krye qesen me marijuane dhe ata qe prisnin jashte i pershendesnin me brohoritje. Kartat e identitetit treguan se kishte bleres nga Vermonti, Arizona, Georgia, Oregoni, ëyoming, Louisiana, Alaska, Haëai, e madje edhe Kanadaja e Australia.

Kanabisi vazhdon te mbetet i klasifikuar si lende e paligjshme narkotike dhe rreth 20 shtete amerikane, perfshire Colorado-n dhe Washington-in i kane ashpersuar marredheniet me qeverine federale per faktin se e kane aprovuar shitjen e marijuanes per qellime mjekesore.
/ Top Channel

63 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok