Publikuar Ne: 28 Maj 2015
778 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By Jetmir Murraçi

Canka : Patëm shumë raste, por fati nuk ishte me ne

Mikel Canka

Mikel Canka

Intervistoi : Jetmir Murraçi

Futbollisti Lushnjar Mikel Canka kujton edhe një herë    momentet e ndeshjes së fundit përballë Bylisit ku humbja me  rezultatin 0-1, i heq shancin skuadrës Lushnjare për ngjitjen  në  kategorinë Superiore. Canka, shpehet se pas gjithë  këtij  sezoni  fantastik, dëshiron të  qëndrojë  ende në  “shtëpi”  duke punuar në të njëjtën mënyrë.  Nëpërmjet  kësaj  interviste për Albaniaplus, Mikel Canka  falenderon tifozerinë  Lushnjare e cila  e ka mbështetur në çdo arritje të tijën.

 Kontakti juaj i parë me botën e futbollit ?

Unë kam 15 vite që jam marrë me futboll sepse ka qën një  pasjon i imi dhe besoj se ja arrita qëllimit të bëhesha futbollist, aq më tepër me ekipin e zemrës sime Lushnja.

Eshtë e komplikuar për ty të zgjedhësh momentin më të bukur të karierës tënde?

Jo unë kam kaluar shumë  momente gëzimi në karrierën time dhe do të vazhdoj të kem akoma të tilla momente emocionuse.

Do të të kishte pëlqyer, mbase, të luaje më tepër në futbollin e huaj ?

Normalisht po, ç’do futbollist do të kërkonte të luante jasht Shqipërisë, për një karrierë më të pasur,  më të suksesshme.

Lushnja zhvilloi një sezon të shkëlqyer por pikërisht në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për Superiore,  Lushnja humbet. Cfarë ndodhi ?

Nuk e di cfarë ndodhi në ndeshjen e fundit ku situata na iku nga duart. Shumë raste dhe momente goli, por fati nuk ishte me ne.

Një penallti e humbur që do ta dërgonte Lushnjen automatikisht në Superiore, Si e kujtoni atë moment ?

Ajo penallti do të mbetet gjatë në mëndjen time, e kujtoj shpesh ..ishte penalltia e parë që humbja gjatë gjithë kampionatit.

A keni menduar të largoheni nga Lushnja?  Nëse po, në cilën skuadër të Superiores do të  doje ?

Momentin e largimit akoma nuk e kam menduar. Në qoftë se në Lushnje do të punojnë sërisht për të bërë një skuader te denjë për tu ngjitur në Superiore, unë do të vazhdoj akoma për të bërë një punë të tillë…nëse jo..dëshira do të ishte : Partizani, Tirana, Skëndërbeu, ekipe që po mbajnë  gjallë futbollin shqiptar,po tregojnë që në Shqipëri ka spektakël dhe futboll.

Cilin moment sportiv nuk do t’ja uroje askujt?

Nuk do t’ja uroja askujt humbjen e një penalltie në momentet deçizive.

Si është një ditë jashtë futbollit e Mikel Cankës ?

Mikel Canka, një njeri i thjeshtë dhe shumë sportiv me të gjithë.

Një mesazh për të gjithë fansat dhe dashamirësit e tu kudo.

I falenderoj përzemërsisht të gjithë fansat e mi që më kanë mbështetur gjithmonë dhe që vazhdojnë akoma të më mbështesin. Dhe pse tani kampionati ka mbaruar, janë të mrekullueshëm !

 

779 shikime 1 sote

About the Author

Jetmir Murraçi -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok