Publikuar Ne: 16 Mars 2014
82 shikime
KURIOZITETE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Burrat e trashëgojnë sëmundjen e zemrës nga babai

heartBurrat mund ta trashëgojnë sëmundjen e zemrës nga baballarët e tyre. Kështu thonë shkencëtarët të cilat kanë zbuluar kushtet e kromozomit Y që baballarët kalojnë te djemtë e tyre. Duke studiuar ADN-në e mbi 3 mijë meshkujve, ata kanë gjetur një version të veçantë të kromozomit të seksit. Kur bënë testet gjenetike, zbuluan se 90 për qind kishin një nga dy versionet më të zakonta të Y, haplogrup I dhe haplogrup R1b1b2.

Ata që kishin haplogrup I kishin 50 për qind më tepër mundësi që të vuanin nga zemra. Në Britaninë e Madhe një në 5 burra kanë këtë version të kromozomit Y. Eksperët tashmë e dinë që burrat zhvillojnë sëmundje të zemrës një dekadë para grave. Në moshën 40-vjeçare, një në dy burra mund të vuajnë nga zemra. Për gratë, raporti është një në tre.

Faktorët si duhani dhe presioni i gjakut janë shkaktarë kryesore. Studimi më i fundit tregon se një kromozomi Y mund të luajë po ashtu rol në bllokimin e arteries koronare, një sëmundje e zakontë zemre që çdo vit vret mijëra njerëz në Britani.

 

83 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok