Publikuar Ne: 6 Qershor 2016
971 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By Aurora Allushaj

Burim Çerloj: Më mungojnë femrat shqiptare

INTERVISTA Flet Burim Çerloj, balerini që ka pushtuar skenat italiane

Balerini Burim Cerloj

Balerini Burim Cerloj

E ka nisur gjithçka nga zero, nga një gomone e marrë në brigjet e Durrësit me destinacion Italinë. Sot, ka pushtuar skenat evropiane dhe ato botërore. Balerini shqiptar Burim Çerloj, është duke vendosur tulla suksesi çdo ditë, tashmë ai renditet përkrah balerinëve të famshëm italian. Në një intervistë për “Albaniaplus” Çerloj, tregon për suksesin e arritur dhe projektet për të ardhmen. Ndër të tjera ai rrëfen nostalgjinë që ka për Shqipërinë, familjen, miqtë, kujtimet në vendlindje. Burimi tregon: “Tani sapo mbarova videoklipin e ri të këngës ” Occhio per occhio” të artistes italiane Anna Tatangelo. Është një videoklip që edhe pse ka dalë para pak ditësh ka korrur sukses të menjëhershëm. Në këto ditë ndodhem në Macao (Kinë)  duke punuar për produktorin e madh të “Cirque de soleil” Franco Dragone, dhe regjisorin Giuliano Peparini në spektaklin “Taboo” dhe “The house of dancing water”.

 

Kush është sot Burim Cerloj?

Rimi sot është një artist ndërkombëtar, me një valixhe eksperiencash jo vetëm në Itali por edhe në shumë shtete të tjera. Një person që do të eci para, të arrijë dimensione të tjera famash.

Kanë kaluar 10 vite tashmë nga filli juaj si balerin, si ndiheni?

Ndihem si 10 vjet me parë, si në momentet e fillimit të karrierës time, me po të njëjtën dashuri dhe përkushtim ndaj baletit..

Është ky profesioni që kishit dëshiruar?

Profesioni që kam dëshiruar gjithmonë ka qenë kënga dhe muzika. Prandaj kur isha adoleshent në Shqipëri krijova grupin “The music of space” (Grupi i parë që këndonte dhe kërcente njëkohësisht në Shqipëri.

Çfarë po bëni aktualisht?

Tani sapo mbarova videoklipin e ri të këngës ” Occhio per occhio” të popstares italiane Anna Tatangelo. Është një videoklip që edhe pse ka dalë para pak ditësh ka korrur sukses të menjëhershëm.

Në këto ditë ndodhem në Macao (Kinë)  duke punuar për produtorin e madh të “Cirque de soleil” Franco Dragone, dhe regjisorin Giuliano Peparini në spektaklin “Taboo” dhe “The house of dancing water”.

Artistët italianë flasin për krizë ekonomike edhe në botën e artit. E ka ndier Rimi?

Kriza është botërore dhe ka kapur të gjitha fushat kategoritë. Deri tani unë nuk e kam ndier, shpresoj të vazhdojë kështu.

Burim Cerloj me kengetaren Anna Tatangelo gjate xhirimeve te videoklipit

Burim Cerloj me kengetaren Anna Tatangelo gjate xhirimeve te videoklipit

Cili është synimi juaj, ku doni te arrini?

Synimi im është që gjithçka çfarë bëj të ketë kualitet. Mendoj se gjërat nëse i bën me zemër janë të tilla.    

Italia është vendi i sakrificave të mëdha, por edhe i arritjeve të mëdha, jeni bërë ndonjëherë pishman për emigrimin?

Nuk jam bërë kurrë pishman, për sa i përket baletit në Shqipëri për fat të keq nuk arrin të jetosh me këtë profesion. Nga ana tjetër më mungon toka ime, më turbullon disi kur mendoj mallin që kam.

Çfarë ka lënë pas Rimi?

Mjafton të kthesh kokën, thuajse gjithçka. Kam lenë familjen, shoqërinë…kohën e kaluar aty.

Çfarë ju mungon më shumë nga Shqipëria?

Më mungojnë shumë gjëra edhe pse u bënë shumë vite që jetoj jashtë shtetit, nuk arrij dot ti kompensoj me asgjë.  Më mungon gjuha shqipe, Tirana, Durrësi, femrat e bukura shqiptare etj.

Çfarë është baleti për Rimin?

Është sakrifica , vullneti, përpjekja , koha, jeta private…..Gjithçka!

Cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierën tuaj?

Momenti më i vështirë ka qenë fillimi në balet, nuk kisha ende dokumenta italiane dhe më duhej të besoja në atë që bëja. Edhe sot kur e kujtoj më hipën trishtimi për atë periudhë të vështirë të jetës sime.

Po momenti më i bukur cili ka qenë?

Padyshim do të ngelet gjithmonë momenti kur Micha van Hoecke, më zgjodhi midis 1000 balerinëve si solist në koncertin e vitit të ri në Eurovision Rai.

Ku doni te arrini, kush janë majat për Rimin?

Ku dua të arrij? … Sigurisht shumë larg me punë me kualitet në teatër dhe televizion.

544593_603928049623311_654786139_nKeni projekte që ju lidhin me Shqipërinë?

Jo nuk kam projekte tani për tani sepse jam duke u marrë me disa spektakle jashtë Italisë. Në të ardhmen pse jo, do të isha i lumtur.

Çfarë ju mungon nga Shqipëria?

Më mungon gjuha shqipe, të flas dhe të dëgjoj shqip. Më mungon bregdeti i qytetit tim, Durrësit, Tirana, shoqëria e vjetër dhe kafet mëngjeseve me ta.

Sa e ndjek politiken shqiptare?

Nuk e ndjek sepse nuk kam kohë për të humbur me diçka që nuk është për tu ndjekur.

Me kuzhinën si e keni marrëdhënien, cila është pjata e preferuar?

Më pëlqen të gatuaj kur kam kohë, praktikoj më shumë kuzhinën italiane sepse e kam mësuar këtu. Në Shqipëri më gatuante gjithmonë mami, kuzhinierja më e mirë. Pjata e preferuar që nuk di ta gatuaj ende është patëllxhan i mbushur (imambajalldi).

Si i keni marrëdhëniet me balerinët e tjerë shqiptarë në Itali?

Janë të gjithë miqtë e mi dhe kam marrëdhënie shumë të mira. Frekuentohem më shumë me Leonin, Kledin por edhe me Onin që tani është transferuar në Shqipëri.

Çfarë  ju pëlqen të bëni përveç baletit?

Më pëlqen shumë të këndoj, më pëlqen akrobacia, futbolli, volejbolli. Koha nuk më premton, për të bërë gjëra të tjera, përveçse punës.

972 shikime 1 sote

About the Author

Aurora Allushaj -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok