Publikuar Ne: 6 Mars 2014
55 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Bozdo: Rama bllokoi bulevardin për qëllime politike

enno_008_366579-bozdo-640x426Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës për qëllime politike.

“Vetëm një ditë pas shpalljes antikushtetuese të vendimit të qeverisë, për zgjerim të kompetencave të INUK-ut nga Gjykata Kushtetuese, në një akt të paprecedentë antiligjor e hakmarrës, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, bulevardin e ri. Ky është akti më i fundit i luftës politike që Edi Rama i ka shpallur bashkisë së Tiranës”, -tha Bozdo.

Më tej nënkryetari Bozdo tha se kryeministri Rama po e shpreh xhelozinë e tij për projektet e Tiranës, duke bllokuar shërbimet më jetike për qytetarët, siç ishte bllokimi për dy muaj i buxhetit të bashkisë, bllokimi i shpronësimit për varrezat, bllokimi i  kredive për të pastrehët  dhe vendime të tjera që, sipas Bozdos, bien në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Tiranës.

Duke përfituar nga prania e tij në Tiranë, Bozdo i ka bërë thirrje komisionerit evropian Stefan Fyle që të mbajë shënim këtë zhvillim, që sipas tij, është zhvillim konfliktual më bashkinë e Tiranës.

Në fund Bozdo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të distancohet nga veprimet kundër bashkisë së Tiranës në veçanti dhe pushtetit vendor në përgjithësi, “përndryshe do të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë që i takojnë vetëm atij”, -deklaroi Bozdo.

56 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok