Publikuar Ne: 11 Mars 2014
63 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Bombë në banesën e ish-SHIK-sit, ngatërrojnë person

EKSPLOZIV-BANESES-280x200Sulmohet nga jashtë me eksploziv artizanal banesa e ish-efektivit të Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Ilir Dako. Xhamat e dritares të thyera nga shpërthimi kanë rënë mbi motrën e Dakos, e cila ka marrë plagë të lehta dhe pas ndihmës së parë mjekësore është plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40 pas mesnate duke u gdhirë dita e hëna, në rrugën “Ymer Kurti”, në zonën e Tiranës së Re, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Në pallatin e ish-agjentit sekret që prej vitit 2006 është në pension, banojnë edhe deputetë dhe ish-deputetë, siç janë Fidel Ylli, Sulejman Starova, Neritan Ceka dhe Paskal Milo, çfarë ka bërë që policia të përfshijë në hetime edhe pistën e një gabimi në objektiv duke hetuar edhe kërcënime të mundshme ndaj këtyre. Madje një kat më poshtë banesës së   Dakos, banon me qira një prej zëvendësministrave të bujqësisë, ballkoni i të cilët është dëmtuar gjithashtu nga shpërthimi.

Në pallatin ku ndodhi shpërthimi deri 2 javë më parë kanë banuar rreth 30 muxhahedinë të rezistencës iraniane të cilët kanë mbërritur në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas policisë nuk ka prova që të ketë lidhje mes tyre dhe ngjarjes. Familjarët e Ilir Dakos, jashtë kamerave shprehen të habitur me gjithë çfarë ka ndodhur. “Jetojmë këtu që prej 16 vjetësh dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme, në këtë pallat gjysma janë deputetë. E vetmja mundësi është që të kenë ngatërruar shënjestër”, – thonë familjarët që ende nuk e kanë mbledhur veten nga shpërthimi. Komshinjtë tregojnë që Dako prej 10 vitesh ai ishte i papunë, ndërsa nuk ka as ndonjë biznes.

 

64 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok