Publikuar Ne: 2 Maj 2014
145 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Blushi: Parlamenti ka shumë izolatrikë, që s’e duan Europën

Ben-BlushiRoland Qafoku

Një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, shkrimtari Ben Blushi deklaron se në Parlament ndodhen shumë “izolatrikë”  që s’e duan integrimin në BE. “Ka njerëz që mendojnë se me hyrjen në BE do humbin aftësinë që kemi  për të shkelur ligjin” thotë Blushi. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti socialist dhe shkrimtari Ben Blushi ka vijuar replikat në distancë me kryeministrin Rama. Ai tha se shumica e anëtarësisë por edhe e forumeve kërkojnë zbatimin e statutit të PS-së. Një tjetër çështje në të cilën Blushi u ndal gjate emisionit “Debati në Channel One”, ishte situta e xhihadistëve shqiptarë. Ai deklaroi se të paktën 500 milionë euro, hyjnë në Kosovë nga vendet arabe për të financuar arabizimin e islamit shqiptar, që është islam unik në botë. INTERVISTA E PLOTE Roland Qafoku: Nuk është roman, sepse u ngopëm mirë me romanet. Çfarë është ky libër? Ben Blushi: “Hëna e Shqipërisë” nuk është një libër artistik, nuk ka një fabul imagjinare, megjithëse ka një imagjinatë dhe pak fantazi. Është një ese e gjatë që përpiqet të fokusohet tek e ardhmja e Shqipërise. Është një libër që përpiqet të ndërtojë sesi mund të jetë Shqipëria, në aspektin politik dhe shoqëror, për disa dekada, duke u nisur nga e shkuara, por edhe nga e tashmja. E vetmja mënyrë për ta ndërtuar të ardhmen, gjë për të cilën mendojmë të gjithë, mundohet të projektojë zhvillimet politike dhe gjeopolitike në dekatat e ardhshme dhe thelbi i ketij libri është mbi cilësinë e jetës në Shqipëri. Sesa Shqipëria do të jenë një vend i begatë, i prosperë, demokratik, për dekatat që vijnë. Roland Qafoku: Ky libër mund të quhej edhe “100 vitet e ardhshme të Shqipërisë”? Ben Blushi: E kisha si titull alternativ. Ky libër ka pasur një vonesë për shkak të titullit. Ky titull nuk më bindi sepse nuk marrë përsipër të tregoj Shqipërinë pas 100 vitesh, ashtu sic të pakten, kjo eshte vulgarizuar në media. Jam përpjekur të lexoj Shqipërinë edhe kam arritur në një konkluzion që Shqipëria ka hyrë në një fazë pesimiste, duke marë parasysh disa faktorë: cilësinë e jeteses në Shqipëri, krizën që po kalon Evropa një numër tjetër zhvillimesh politike. Kam zgjedhur hënën, si simbol pesimizmi. Roland Qafoku: Zoti Blushi, e keni referencë librin e Fridmanit “100 vitet e ardhshme?” Ben Blushi: Jo, një mik ma ka dhuruar dy javë pasi kishte dalë ky libër. E njihja si libër, por nuk e kisha lexuar. Kur jam marrë me kërkime në internet, dy vjet më parë, e kam hasur diku por nuk e kam lexuar. Roland Qafoku: Termi “izolatrik” duket si një krijim i juaji. Kë keni parasysh me këtë karakter? Ben Blushi: Unë jam pjesë e sistemit që prej 1997, njoh njerëzit fenomenet dhe në 2-3 vitet e fundit më ka shqetësuar fenomeni i izolatrikut. Kemi një debat për integrimin europian të Shqipërisë. Kur ne ishin në opozitë na akuzonin se ne bllokonim dhe nuk donim integrimin, ata gjoja donin integrimin. Ky në fakt ishte një debat për Europën. Në këtë debat kam hasur shumë njerëz që thoshin dakord, por a ia vlen të hyjmë në Europë?! Unë s’kam parë asnjë të varfër që të thotë se nuk ia vlen të hyjmë në Europë. Përkundrazi të gjithë ata që kërkojnë më shumë drejtësi sociale duan të hyjnë në Europë. Sa më lart të ngjitemi në shoqëri, më pak e duan Europën, sepse do të humbnin ato pushtete që kanë sot. Këta unë i quaj izolatrikë.   Është një term që më pëlqen më shumë. Ka njerëz që e mendojnë se me hyrjen në Europë do të humbin liritë fiskale që kemi, do të humbim aftësinë që kemi për të shkelur ligjin, shumë privilegje që sot i kemi. Hyrja në Europë është zbatueshmëri e ligjit, asgjë më tepër. Ne nuk integrohemi në Europë siç thotë dikush se jemi popullsi me shumicë myslimane, jo vetëm nga një arsye: Sepse nuk zbatojmë ligjin. Nëse do të kishim zbatuar ligjin në këto 20 vjet, do të ishim integruar më shpejt në Europë. Izolatrikët si tipologji për mua janë njerëz me pushtet ose afër pushtetit. Kanë influencë në provinca sidomos. Kanë mundësi të jenë feudalë të vegjël që kur të vijën zgjedhjet ata e shesin pushtetin e tyre si mundësi për të devijuar votat. Kjo u jep fuqi izolatrikëve. Këta ëq kanë fuqi të deviojnë votat nuk janë të varfër por janë të pasur. Ky nuk është rast tipik europian dhe Europa nuk funksionon kështu. Pyetja është: Pse këta gjallojnë në territorin tonë. Parlamenti i Shqipërisë ka shumë izolatrikë. Unë jam në Parlament që ka 2001 dhe deri në 2013, tendenca është se në Parlament po  hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të pasur. Kjo tregon se është tendecë. Pra janë ata të pasur që kanë bërë devijim votash deri dje dhe vijojnë dhe tani që janë në Parlament. Roland Qafoku: “Në Shqipëri, lulet i hanë gomerët, pra nuk ia vlen t’i blesh për t’ia dhuruar një zonje. Ky është izolatriku par excellence shqiptar. Mua më ngjan politikisht, sepse e kam hasur diku ne parlament. Keni pasur dikë parasysh? Ben Blushi: Jo, e kam parë si fenomen. Si teknikë, ky lloj libri është gjithmonë përballë një risku, që të bëhet i palexueshëm. Kam përdorur pak art për ta bërë më të lexueshëm. Jam përpjekur t’i metaforizoj disa gjëra. Pikërisht për këtë kam përdorur një film, nga më emblematikët e historisë së Shqipërisë. Roland Qafoku: I keni marrë leje babait? Ben Blushi: Kam pak “copyright”. E trashëgoj. Roland Qafoku: Kur keni botuar romanin “Të jetosh në ishull”, keni pasur reagime deri në kërcënime në atë kohë, për persona që i përkisnin fesë myslimane. Ben Blushi: Nuk më ka ndodhur asgjë. Ka pasur reagime të mirëkuptueshme, nga ana ime. Ka lidhje me realitetin shqiptar. A ka frymëzim nga brenda Shqipërisë, për të çuar kamikazë në Siri. N.q.s ka kush i frymëzon, kush i armatos, kush i paguan biletat, kush e bën këtë gjë. Ata nuk shkojnë në Siri, për të luftuar regjimin e Assadit, por për të ndërtuar një shtet islamik midis Irakut dhe Sirisë. Për të ndërtuar një teokraci, shtet fetar. Në qoftë se këta shqiptarë e kanë pasur me kaq zell të luftojnë diktaturat në të gjthë botën, përse nuk luftuan diktaturën e tyre. Keni parë shqiptarë të dalin me armë kundër Enver Hoxhës? Tani, shkojnë luftojnë Assadin! E njëjta gjë në luftën e Kosovës. Dikush i shtyn, dikush i fryn dhe i sponsorizon. Janë 500 milionë euro, nga bisedat që kam pasur ne Europë, që hyjnë në Kosovë nga vendet arabe për të financuar arabizimin e islamit shqiptar, që është islam unik në botë. Është shumë i hapur, i moderuar, paqësor dhe arsimdashës. Roland Qafoku: Si konfirmohet kjo shifër? Ben Blushi: E kam nga kolegët e mi, në Kosovë. Roland Qafoku: Ka tërhequr vëmendje edhe debatet e fundit me poltikën, sidomos çështje e politikës. Zoti Blushi, dini të fishkëlleni ju vetë? Ben Blushi: Në libër unë jam marrë me bubullima, jo me fishkëllima. N.q.s shtetet bazohen mbi kushtetuta dhe kushtetuta është kontrata e të gjithë qytetarëve të atij shteti, edhe statutat e partive janë si kushtetutat për shtetet. Partitë janë shoqëri aksioneresh, më shumë se dy njerez deri në një limit X, pa limit, janë anëtarë të një shoqërie që quhen parti politike. Unë bëj pjesë në një grup aksionerësh. Janë rreth 80 mijë socialistë në të gjithë Shqipërinë, me tester, pra që kanë pranuar kushtet. Dhe kur pranon kushtet dhe jam futur në këtë shoqëri aksionere, janë futur për disa arsye ose në statut, ose në program. Për sa kohë ka një statut të votuar dhe pranuar nga Partia Socialiste, ai duhet zbatuar sipas gërmes dhe sipas frymës. Dhe sipas gërmës dhe sipas frymës, unë kam të drejtë. Roland Qafoku: Në rastin konkret, në librin që ju keni shkruar ju jeni konstatues shumë i mirë i realitetit për asaj çfarë jemi sot dhe në të ardhmen. Do të donit një rol më aktiv dhe revelant, për të mos mbetur në çështjet e konstatuesit, si një personazh që mund të ndikojë për mire, apo për keq? Ben Blushi: Unë jam aktiv, jam ligjvënës. Kam mundësi të influencoj. Është çështje tjetër sesa influenca ime kthehet në rregull, mund të kthehet në program. Në të shkuarën kjo ka ndodhur. Roland Qafoku: Kur keni qenë për herë të fundit, në Elbasan? Ben Blushi: Kam qenë para fishkëllimës. Në të shkuarën e afërt, arsyet jo për t’u rebeluar, por për të ndryshuar diccka, kanë dhënë produkt. Ju kujtohet kur kam bërë një debat në vitin 2009, kur kur humbëm zgjedhjet dhe kam thënë që një nga arsyet që humbën zgjedhjet ishte se nuk kishim program. Dhe në fakt nuk kishim program. Krahaso vitin 2009 me vitin 2013, kam folur për taksë progresive, për shpërndarjen më të mirë kontributesh përmes taksave. Kjo ishte një temë që kam folur shumë. U fut në programin e PS. Se po të shikoni programin e vitit 2009 me vitin 2013, kanë ndryshim si nata me ditën. Nuk flisnim për taksë progressive, megjithëse taksa e sheshtë ishte në fuqi që nga viti 2007. Por, në vitin 2009 ne nuk thamë që ne do të heqim taksën e sheshtë sepse është e padrejtë sepse krijon pabarazi. Për shkak të kësaj influence, që një pjesë e rëndësishme e grupit parlamentar në atë kohë u shtruan, program i PS ndryshoi. Hiqini të gjitha këto. Sikur asgjë të mos kishte ndodhur, të mos kishte pasur asnjë debat në PS, si ajo që u bë nga 2009, në 2010, në 2011, ndoshta ky program do të ishte shumë i zbehtë. Roland Qafoku: Dhe ta kishim filmuar kongresin tjetër, nga çatia e Pallatit të Kongreseve.. Ben Blushi: Ka gjasa të ndodhi prapë kështu që bëhuni gati. Ka gjasa të ndodhi prapë, kur do që të ketë ndonjë kongres ku të flitet për këto tema si statut, ndryshim statuti, nuk do t’ju lënë të filmoni. Roland Qafoku: E filmojnë nga çatia zoti Blushi, si në “Ora Neës” në vitin 2009… Ben Blushi: Po të them që influencë kur ti e ushton publikisht dhe e beson atë gjë, ka gjasa të ndryshojë diçka edhe pse me vonesë dhe jo në kohën e duhur. Roland Qafoku: Përse ne vitin 2014, nuk gjendet kurajo për t’i thënë këto gjëra? Nuk e gjej arsyen në asnjë faqe të librit tuaj edhe pse e analizoni mënyrën sesi veprojnë partitë politike. Çfarë është, frikë nga kryeministri i cili, megjithëse nuk e ka eksperiencë shumë të gjatë politike e përsërit që nuk është politikan? Çfarë i tremb këta njerez, të thonë diçka me zë të lartë? Ben Blushi: Në përgjithësi ne kemi një raport të vështirë me demokracinë. 20 vjet kemi që e ushtrojmë këtë sport dhe ka raste kur më mirë preferojnë ta vonojnë demokracinë në funskion të karrierës. Unë nuk e kam zgjedhur këtë model. Jam e bindur që pjesa dërrmuese e PS në çdo nivel baze, grupi parlamentar, kryesi, kongrese, absolutisht po ti pyesesh a do të zbatosh statutin apo jo ? Do të thonë që do zbatoj statutin. Pra është një shumicë dërrmuese edhe pse është e heshtur. Nuk besoj se i tremb ndonjë gjë, por besoj që nuk po i jepet mundësia për ta shprehur mendimin. Askush nuk mund të thotë që nuk duam të zbatojmë statutin e Partisë. Kjo është flagrante. Kjo nuk mund të ndodhi. Roland Qafoku: A është ky libër produkti I një politikani të zhgënjyer? Ben Blushi: Nuk mund të them i zhgënjyer por i pakënaqur mund ta thoni. Roland Qafoku: Në qoftë se do të ishit ministër, do ta thonit këtë? Ben Blushi: Unë kam thënë gjëra më të rënda kur kam qënë ministër. – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-parlamenti-i-shqiperise-ka-shume-izolatrike-qe-se-duan-europen/#sthash.nsaQDkpF.dpuf

146 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok