Publikuar Ne: 15 Mars 2014
66 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Berlusconi do të kandidojë në Parlamentin Evropian

Vier Jahre Haft fuer Berlusconi wegen SteuerhinterziehungIsh-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do të kandidojë në Parlamentin Evropian. Ky lajm bëhet i ditur nga faqja zyrtare e partisë “Forza Italia”, kryetar i së cilës është “kavalieri” italian. Në faqen e kësaj partie konfirmohet lajmi se ish-kryeministri i Italisë do të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen në maj, për t’u bërë pjesë e Parlamentit Evropian.

“Do të isha i lumtur që të isha pjesë e pesëshes, e cila më ka dhënë gjithmonë nga 600 deri në 700 vota. Shpresoj të marr së shpejti një përgjigje nga Gjykata Evropiane”, -deklaron në një intervistë për “La Stampa”, Berlusconi.

Por Gianni Pittella, sqaron se Berlusconi nuk mund të kandidojë në PE, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë, kur një person është nën hetim.

Ish-kryeministri italian dha dorëheqjen nga Senati i Italisë, pasi u akuzua për mashtrim doganor. 77-vjeçari i shpëtoi burgut, por është i detyruar që të bëjë punë në shërbim të publikut. Ndërkohë atij i është tërhequr pasaporta dhe nuk i lejohet që të udhëtojë në vendet e Bashkimit Evropian për muajt në vazhdim të këtij viti. Pritet një përgjigje nga Gjykata Evropiane për këtë, nëse do ta lejojë apo jo Berlusconi-n të kandidojë në PE, pasi pjesë e lirimit të tij ishte edhe heqja dorë nga kandidimet politike për gjashtë vitet e ardhshme.

67 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok