Berisha : Vendi po shkon drejt krizës greke

51

sali-berishaIsh Kryeministri Berisha vazhdon të sensibilizojë qytetarët, se tani që ai nuk është më në pushtet, vendi do të shkojë drejt krizës greke. Ndonëse nuk shpjegon në terma ekonomikë, se si mund t’i  ndodhë kjo një vendi, kaq shpejt, pasi ishte në renditje botërore pas Gjermanisë për nga suksesi ekonomik, Berisha është i sigurtë se vendi do të shkojë drejt krizës, duke e shpjeguar këtë fenomen vetëm me një paragraf.

“Brukseli jep alarmin: Ekonomia shqiptare drejt krizës.

Të dashur miq, Raporti i fundit i Komisionit Europian për ekonominë e vendeve të rajonit jep alarmin për ekonominë tonë. Për herë të parë në 8 vite, Shqipëria, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit po ecën drejt krizës dhe përkeqësimit. Raporti konstaton si një kërcënim madhor rritjen nga qeveria Rama – Meta, me dekretin e gropës të tetorit dhe buxhetin e katastrofës të dhjetorit, të borxhit publik me 1 miliardë e 400 milionë dollarë apo 3.2 herë më shumë se në 8 vite të marra së bashku.

Raporti thekson uljen absurde nga qeveria të planit të të ardhurave në tatime dhe dogana, madje edhe nën planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% të shpenzimeve si faktorë të tjerë madhorë që shtyjnë ekonominë drejt skenarit grek të krizës ekonomike. Sb”, shkruan ai.