Publikuar Ne: 15 Janar 2014
65 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Berisha takon Arvizun: Rama-Meta, sulm ndaj institucioneve të pavarura

Berisha-Arvizu-1Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, të cilat sollën rrotacionin politik në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim në zyrën e deputetit kreun e prezencës së SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Berisha në këtë takim shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e lidhura me proçesin e integrimit të Shqipërisë, që është edhe projekti kryesor i vendit.

Ish-kryeministri theksoi se proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE është kryekëput një proces i bazuar në standarte dhe progresi i vendit drejt anëtarësimit varet nga përmbushja e këtyre standarteve nga qeveria.

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se opozita është e pozicionuar me vendosmëri në favor të cdo mase që shërben për përmbushjen e standarteve.

Në këtë kuadër Berisha shprehu shqetësimin se me veprimet e këtyre muajve të parë të qeverisjes zoti Rama, nën moton “nuk zbatojmë ligjet e Berishës”, po shkon në drejtim të kundërt me përmbushjen e standarteve duke dhunuar dhe rrëzuar sistematikisht me vendime qeverie Kushtetutën, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave . Të gjitha këto veprime, theksoi zoti Berisha, rrënojnë parimet e shtetit të së drejtës.

Ish-kryeministri i vendit theksoi gjithashtu se zoti Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe standartet evropiane po shkatërron administratën shtetërore dhe institucione të tjera kyç të shtetit duke shkarkuar drejtuesit dhe punonjësit e trajnuar e specializuar te tyre, për kualifikimin e të cilëve janë shpenzuar qindra milion euro.

“Qeveria po i zëvëndëson këta nëpunës civilë me militantë politik. Kështu ai ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjensisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS dhe G-99, ndërsa në krye të Komisionit të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit, i cili përcakton fituesit e tenderave sipas porosive nga lart”, theksoi zoti Berisha.

Berisha gjithashtu theksoi se qeveria Rama-Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura antikushtetuese dhe antiligjore. Një shembull i qartë në këtë aspekt është përpjekja për shkarkimin e kryetares të ILDKP-se me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjëra të shtetit.

Zoti Berisha theksoi se për shkak të këtij presioni gjykatësit sot po refuzojnë cështje në të cilat paditet qeveria. Në këtë kuadër zoti Berisha theksoi se sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga nga vet Rama.

Ish-kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se qeveria Rama-Meta kërkon të anullojë njësitë e përbashkëta hetimore të luftës kundër korrupsionit në një kohë kur korrupsioni po rritet në mënyrë galopante. Ai theksoi se ato duhet të forcohen por jo të asgjesohen siç do të bejë qeveria me ligjin e ri.

“Të gjitha këto veprime dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Rama tregojnë një trend të qartë që qeveria po shkon në një drejtim që jo vetëm po dëmton integrimin europian të vendit por po minon dhe vë në pikpyetje themelet e shtetit demokratik”, u shpreh zoti Berisha. Mësohet se diskutimi ishte i hapur dhe miqësor.

66 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok