Publikuar Ne: 5 Mars 2014
32 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Berisha shan Fylen dhe ikën në Dublin

berisha bashaBerisha sulmoi papritur Stefan Fylen, pikërisht në prag të vizitës së tij në Tiranë dhe më pas ka fluturuar bashkë me Bashën drejt Dublinit. Axhenda e Fyles në Tiranë janë takimet me krerët e lartë të shtetit dhe me faktorin politik, në kuadër të dialogut për arritjen e kritereve kyçe të vendosura vitin e kaluar për marrjen e statusit kandidat. Ndërsa Berisha do ta shfrytëzojë vizitën në Dublin për të denoncuar Fylen te partnerët ndërkombëtarë për “bashkëpunimin me Ramën kundër PD-së”. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kreu demokrat Sali Berisha, do të marrin pjesë bashkë në Kongresin zgjedhor të PPE-së që do të mbahet në Dublin më datat 6 dhe 7 Mars. Përtej axhendës së Kongresit, ata pritet të zhvillojnë takime me krerët e lartë të partive motra në Evropë, ku do t’i njohin me zhvillimet politike në Shqipëri dhe situatën në të cilin ndodhet vendi pas ardhjes në pushtet të së majtës.

Ndërkaq, nga Tirana, Berisha i ka dhënë përgjigje negative të gjitha çështjeve për të cilat Fyle do të kërkojë nesër konsensus politik. “Dua t’i informoj shqiptarët se, kushtin e tre ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, Komisionar i Zgjerimit, (një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur), për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në procesin e integrimit”, kështu shprehet Berisha. Ai është kujdesur të flasë mirë për euroskeptikët. “J. Swoboda erdhi në Shqipëri muajin e kaluar për të përsëritur sulmet bajate të dyshes Rama-Meta ndaj Mbretërisë së Holandës, paçka se statusin e refuzuan edhe qeveritë socialiste të Francës dhe Danimarkës”, shkruan Berisha.

“Komisionari Fule është i papërmbajtur në serbofilinë e tij. Kështu, gjatë një vizite në Beograd ai, duke ditur se Presidenti i Serbisë, Nikolic ishte ankuar në Bruksel se “për mua nuk është problem Hashim Thaçi, por Sali Berisha”, Stefan Fule i lejoi vetes të lexoj në krah të Presidentit Nikoliç, një akt-akuzë, kundër nacionalizmit të rrezikshëm shqiptar të Berishës”. Më tej ai e akuzon Fylen se është i lidhur ngushtë me CEZ-in dhe në konflikt të hapur interesi. “Deklaroi se kjo ngjarje, (largimi i CEZ-it), dëshmon për klimën jo të mirë të biznesit në Shqipëri”, shkruan Berisha.

 

33 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok