Publikuar Ne: 4 Janar 2014
29 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Berisha: Qeveria njofton hyrjen në fuqi të vendimeve me C4

berisha-fbIsh Kryeministri Sali Berisha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me hyrjen në fuqi ditën e djeshme të rritjes së taksave dhe buxhetit, ose siç e ka quajtur ai, buxhet që nuk rrit rrogat dhe pensionet. Berisha shprehet se ky është buxheti me të cilin qeveria Rama-Meta, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigante që do rrokullisë ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës.

“Të dashur miq, dje hyri në fuqi paketa fiskale e qeverisë Rama – Meta, e cila rrit taksat dhe për rrjedhojë dora-dorës dhe çmimet për çdo qytetar. Po dje, hyri në fuqi buxheti i parë në 23 vjet, i cili nuk do ketë rritje të rrogave dhe pensioneve. Por edhe më keq. Ky është buxheti me të cilin qeveria Rama – Meta duke marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe rritur borxhin publik në 75%, nga 62.8% që e morën në shtator, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigante që do rrokullise ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës dhe reçesionit.

Sihariqin për hyrjen e tyre në fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4, kësaj rradhe të vendosur jo në të ndenjurat e Besnik Dervishit madje as dhe në të ndenjurat e shtyllës të tensionit të lartë, por direkt në trupin e saj. Po çfarë e shtyu Edi Ramën të rrisë borxhin e vendit në një vit 3.2 herë më shumë se sa u rrit në tetë vite dhe të rrisë taksat për 100% të shqiptarëve e të shtyjë drejt krizës ekonominë e vendit? Për këtë mendimet janë të ndara. Disa specialistë të shquar të huaj besojnë dhe kanë deklaruar publikisht se shkaku qëndron në injorancën e plotë të tij në ekonomi, të tjerë besojnë se këto anti-reforma lidhen me psikozën e tij për shkak të së cilës ai ka krijuar në mendjen e tij dhe lufton kundër një realiteti ekonomik që në të vërtetë nuk ekziston dhe po me psikozën bipolare lidhet dhe besimi i tij se në Shqipëri nuk ka ekonomist tjetër përveç atij.

Kurse të tretët janë te prirur të besojnë në konspiracionin e një dore të padukshme të zezë që do me çdo kusht të rrezojë përdhe ekonominë e Shqipërisë që i rezistoi krizës. Personalisht besoj se shkaku qëndron në gërshetimin e dy të parave. Sidoqoftë unë mirëpres me kënaqësi mendimet tuaja. Por një gjë është e sigurt se pavarësisht nga shkaku i këtyre anti-reformave, pasojat e tyre tejet të rënda do bien mbi qytetarët shqiptarë. Çdo muaj do rritet papunësia dhe varfëria. Rrugëdalja është vetëm një, protesta e përgjithshme popullore”, shkruan Berisha në Facebook.

 

 

30 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok