Publikuar Ne: 16 Mars 2014
59 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Berisha mbron Nishanin: Deklaratat e Ramës janë mashtrim

berisha PCIsh-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit Nishani, duke thënë se deklaratat e Ramës për mungesë informacioni nga SHISH për tritolin janë mashtrim. Sipas Berishës, dje Presidenti i Republikës informoi qytetaret shqiptarë se, ai disponon të gjitha dokumentet që tregojnë se, SHISH ka informuar në mënyrë të përsëritur kreun e ekzekutivit për tritolin.

“Të dashur miq, dje Presidenti i Republikës informoi qytetaret shqiptarë si kryetar shteti se, ai disponon të gjitha dokumentet që faktojnë se SHISH ka informuar në mënyrë të përsëritur kreun e ekzekutivit për tritolet. Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zëdhënësit të Rames për rendin, S.Tahiri, se nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë informacion nga SHISH për tritolin, është një mashtrim i paskrupullt i denjë vetëm për Edi Ramen, morali dhe gjendja mendore e të cilit nuk e lejojnë të mbajë asnjë përgjegjësi”.

“Piktori dështak përsëriti dhe në rastin e tritolit mashtrimin e rastit të thyerjes së burgut të Drenovës, për të cilin fajësoi të tjerët se nuk i kishin dhënë asnjë informacion, ndërkohë që nga tre burime zyrtare të pavarura ai ishte njoftuar me hollësi paraprakisht për çdo gjë për ngjarjen me të cilën duket se, po shlyenin detyrime të tyre. Presidenti iu tha gjithashtu një të vërtetë tjetër qytetarëve tanë, se pothuajse 90% e rasteve që kapen me trafik droge janë rezultat i veprimtarisë se SHISH, bashkëpunimit të tij të shkëlqyer me shërbimet partnere”, – u shpreh Berisha.

Më tej Berisha u shprehe se, kjo çështje që tmerron Ramën dhe kumbarët e tjerë të drogës në Shqipëri. “Qeveritarët janë të tmerruar nga zbulimi i lidhjeve të qeveritareve me trafikun e drogës. Pikërisht nga ky tmerr ata nuk lejuan drejtorin e SHISH të raportonte në Komisionin e Sigurisë me pretekstin qesharak se, ai nuk kishte certifikatën e DSIK, e cila nuk është marrë dhe nuk merret kurrë nga Drejtori i Shërbimit Informativ mbasi me ligj, ai dhe vetëm ai, është menaxheri i çdo informacioni që mbledh institucioni i tij. Ky është pushteti i kumbarëve te drogës dhe mafies”,- shkruan Berisha në “Facebook”.

60 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok