Publikuar Ne: 30 Korrik 2015
152 shikime
Lajmet e fundit / LIFESTYLE | By albaniaplus

Ben Affleck, me një lidhje të re vetëm 1 muaj pas ndarjes

ben aflekPothuajse një muaj pasi lajmëroi fundin e martesës 10 vjeçare me Jennifer Garner, Ben Affleck ka filluar një lidhje të re dashurie.
Burime të ndryshme thonë se dy herë fituesi i çmimit Oscar ka filluar të shoqërohet me 28 vjeçaren Christine Ouzounian, një kaliforniane, të cilën ai dhe Jennifer e morrën në punë si dado për tre fëmijët e tyre.
Kur Ouzounian filloi të kujdesej për Violet, Seraphina dhe Samuel, Affleck dhe Garner ishin në mes të një ndarjeje-provë 10 mujore.
Vajza filloi të tërhiqej nga aktori, të cilin shumë shpejt do ta shohim në ekranin e madh të kinemas në rolin e Batman.
Një mike e 28 vjeçarës thotë se ata filluan të rrinin bashkë edhe pa fëmijët, ndërsa flirtonin me njëri tjetrin.
Kur Jennifer e zbuloi lidhjen, ajo e pushoi dadon.
Por, vajza nuk doli nga jeta e aktorit. Ata janë parë neper Los Angelos dhe janë në komunikim të vazhdueshëm.
Ndërsa përfaquësuesit për media të Ben Affleck thanë se akuzat për një lidhje janë të pavërteta, miket e Ouzounian thonë se për vajzën kjo dashuri është e vërtetë.

153 shikime 2 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok