BE, e vendosur në luftën kundër ISIS-it

63

BE2Bashkimi Evropian u shpreh sot i vendosur që të luftojë kundër grupit Shteti Islamik, pas prerjes së kokës së një pengu tejtër amerikan.

“Vrasja brutale e punonjësit amerikan humanitar, Peter Kassig, dhe e ushtarëve sirianë është një iluzion i ri i vendosmërisë së ISIS-it për të vazhduar programin e tij të terrorit”, shkruan në një komunikatë shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

“Të gjithë autorët e shkeljes së të Drejtave të Njeriut duhet të japin llogari. BE-ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të arritur këtë objektiv”, shtoi ajo.

“Ne jemi plotësisht të angazhuar në luftën kundër kërcënimit që vejn nga ISIS-i dhe organizata të tjera terroriste në Siri dhe Irak, bashkë me partënerët tanë rajonal dhe ndërkombëtarë”, garantoi ajo.

Grupi ultra radikal, Shteti Islamik, ekzekutoi me prerje koke pengun amerikan, Peter Kassig, si reprezalje ndaj dërgimit të këshilltarëve ushtarakë amerikanë në Irak, në një veprim të cilësuar si e “keqa absolute” nga Barack Obama.

Në një video të publikuar në internet në faqet xhihadiste, ISIS-i ekzekutoi me prerje koke gjithashtu 18 ushtarë sirianë.