Publikuar Ne: 3 Qershor 2015
197 shikime
AKTUALITET / EKONOMI / Lajmet e fundit | By albaniaplus

BB, 2 2 milionë dollarë për shërbimet publike

banka boteroreQytetarët pritet të marrin shërbime më cilësore nga administrata publike. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e grupit të Bankës Botërore ka akorduar një fond prej 2 milionë dollarësh për hartimin e projektit për reformimin e shërbimeve publike.

Marrëveshja e nënshkruar me qeverinë shqiptare, u prezantua të mërkurën në Komisionim Parlamentar të Ekonomisë, nga Ministrja për Inovacionin, Milena Harito.

Sipas Haritos, ky fond do të përdoret për realizimin e një studimi mbi numrin dhe llojin e shërbimeve që ofrohen në zyrat publike dhe që kanë kontakt direkt me qytetarët. Marrëveshja parashikon ngritjen e 4 qendrave pilot për shërbimet publike në mbarë vendin me qëllim që të testohet modeli i ri i ofrimit të shërbimeve publike, me qëllim që më pas të shtrihet në të gjitha institucionet e vendit.

Risia e kësaj nisme është se qytetarët do të kenë mundësinë e vlerësimit për çdo shërbim që merr në administratën publike. Referuar të dhënave zyrtare, janë 1400 shërbime të listuara të cilat ofrohen në zyrat e shtetit shqiptar.

Sipas marrëveshjes, vlera e përgjithshme e paradhënies është 2 milionë dollarë për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin” dhe është pjesë e kredisë prej 30 milionë dollarësh që Republika e Shqipërisë do të marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin madhor të qeverisë shqiptare për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike të integruara, në kuadër të prioritetit të qeverisë për “Mirëqeverisjen inovative”.

198 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok