Batuta dhe ofendime në Kuvendin e Shqipërisë

Shperndaje
Tags

Berisha-ne-KuvendDitën e sotme pritet që në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të diskutohet ligji antimafie, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Por, që në fillim diskutimi ka nisur me përplasje dhe ofendime mes të majtë dhe të djathtëve. Deputeti i djathtë Sali Berisha e ka nisur me fjalë fyese dhe pa etikë drejtuar kryeministrit Rama. Berisha tha se, Rama ofendoi doganierët duke i quajtur zhulsa dhe të palarë.

Berisha deklaroi se pas një heshtje varri mësohet nga mediat një marrëveshje e firmosur në fshehtësi të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë linjë ai tha se nuk ka lajm më tragjik për qytetarët, se sa të mësojnë se do të rritet më tej çmimi i energjisë, çmimi i ujit, duke kujtuar se në vende të ndryshme të botës, uji jepet falas. “Kur është fjala te uji duhet ti japim ujë të lahet pa paguar, sepse e ka fytyrën e palarë. Kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk i afrohej njeri sepse qelbej në erë, i afrohej vetëm mjeku për mëshirë. Ai burrë që u tregon doganierëve djersën e palarë në fytyrë, ai është një zhuls që vetëm ai e di dhe shfrytëzon postin e kryeministrit me gjuhë ordinere. Ç’kryeministër je ti mor, ti je një ordiner. Si mund të fyesh punonjësin ti, dinjiteti i punonjësve është kryesori”, tha Berisha. Në vijim ai kërkoi që të modifikohet rendi i ditës seancës parlamentare dhe të diskutohet marrëveshja për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deklaroi se propozimet e opozitës do të trajtohen me seriozitet, ndërsa kërkoi që të tregohet kujdes në gjuhën e përdorur, duke shtuar se opozita duhet të jetë modeli i etikës.

Meta: Të ruajmë etikën. Aq më tepër që sot është dita ndërkombëtare e lumturisë, nuk shkon.

Topalli-Metës: Prandaj të shoh që je shumë i lumtur, po nuk e shoh kaq të lumtur kryeministrin, ndoshta je i lumtur ngaqë nuk është i lumtur kryeministri

Ndërhyn Rama

Topalli – Ramës: Mos fol pa leje

Meta: Kuptohet ngase jam i lumtur, ngaqë ka dy jave që dikush mungon në Kuvend

Xhafa për Berishën: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu të ndërpritet seanca të mbledhin grupet parlamentare parlamentare . Nuk kanë borxh qytetarët të kenë mungesën e etikës në Parlament, jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në Parlament. Dy standard nuk mund të ketë. Turp për Parlamentin të vazhdojë me këtë gjuhë nuk është e denjë për një njeri të jashtëzakonshëm .

Meta: Jam dakord të ruhet etika

Autori

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

CAPTCHA Image
*