Publikuar Ne: 24 Prill 2014
168 shikime
I PAKATEGORIZUAR | By albaniaplus

Basha: Të ngrejmë zërin kunder qeverisë

Partia Demokratike çeli sot pasdite në Tiranë fushatën e anëtarësimeve të reja. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur mes qindra të rinjve u shpreh se gjithëpërfshirja mbetet si beteja e vetme kundër oligakisë Rama-Meta.

“Do ta ndalojmë me instrumentin më të fuqishëm dhe më të pathyeshëm që është gjithpërfshirja popullore kundër oligarkisë Rama-Meta. Gjithpërfshirje, gjithpërfshirje të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ky vërshim të jetë shenja e parë e pranverës shqiptare”, tha Basha.

Ai theksoi se qindra qytetarë po u drejtohen zyrave të PD-së për të ngritur zërin kundër qeverisë. Sipas Bashës, rinia po vërshon në Partinë Demokratike të marre përgjegjësinë saj të ringritjes, të fitores dhe qeverisjes.

“Sot ushtojnë trumpetat e rrezikut që i kanosen Shqipërisë në të ardhmen se saj. Vetëm 8 muaj në opozitë, rinia po vërshon dhe do të vërshojë tek PD. Është e vendosur që sëbashku t’i thotë “jo”, për të ndalur këtë të keqe të madhe. Dhe do ta ndalojmë të gjithë sëbashku me instrumentin më të fuqishëm që është gjithëpërfshirja, në betejën për mos zhbërjen e demokracisë, në betejën kundër oligarkisë Rama-Meta”, tha ai.

“Qeverisja Rama-Meta rezulton e mbetur dhe vjetër, në raport me demokracinë. Këta vetëm e shkelmojnë konsensusin dhe shtetin ligjor, vendimet e gjykatave. Të tjerët janë përpjekur të vendosin shtetin ligjor, zbatimin e ligjin, barazinë para ligjit. Ndërsa këto dinë vetëm ti zhbëjnë dhe vendosin veten e tyre mbi ligjin”, tha Basha. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë tha se përtëritja e brendshme organike e PD-së ka qenë gjithmonë prioritet i kësaj partie.

“Sot është përtëritja në rend të ditës. Kudo ku shtrohen anëtarësi e Partisë Demokratike. Lajmi më i bukur që kam pasur privilegjin dhe nderin të jap si kryetari i ri në këto muaj, ka qenë lajmi i konfirmimit masiv të mijëra të rinjve të anëtarësuar në vite në procesin e regjistrimit. Ky ka qenë lajmi i ardhjes së mijëra të rinj ve PD”, tha Basha. Sipas kreut të PD-së, Rama-Meta nuk i japin oksigjen ekonomisë, por mendojnë si t’ia rëndojnë barrën bizneseve, të rrisin në mënyrë jotransparente fitimet e tyre.

169 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok