Publikuar Ne: 5 Maj 2014
99 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Basha: Rama-Meta u ka hyrë në hak shqiptarëve

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë “Rama-Meta”, se është duke u tallur me popullin dhe duke bërë propagandë televizive për rritjen ekonomike në vend. Kreu i opozitës tha se, në të vërtetë vendi po përballet me përkeqësimin e ekonomisë dhe situatë të vështirë të rendit dhe sigurisë.

“Oligarkia Rama-Meta u ka hyrë në hak shqiptarëve me premtimet boshe të fushatës, tani po rreket t’i gënjejë sërish me propagandën gënjeshtare. Prandaj kryeministri dhe ministrat dalin nëpër shfaqje televizive, por nuk mund të shesin sapunin për djathë. Me propagandën e gënjeshtrave po futën dyfish në borxhin shqiptarëve që ka ardhur dita ta paguajnë.”

Kreu i të djathtëve tha më tej se, qeveria po tallet me të papunët duke çelur panaire virtuale punësimi. Ai shtoi më tej se dyshja Rama-Meta kanë mbetur te mashtrimet dhe te premtimet se do të hapën 300 mijë vende pune dhe kanë nisur të sajojnë shifra.

“Tallen me të papunët duke çelur një panair të punësimit virtual, teatral, për shoë, propagandë. Kanë ngecur keq në premtimin-mashtrim të tyre të hapjes së 300 mijë vendeve të punës. Kanë filluar të sajojnë shifra të gënjejnë. Rënia drastike e të ardhurave nga sigurimet shoqërore është pasqyra e shpunësimit të shqiptarëve e daljes së tyre në rrugë”,- u shpreh Basha.

Basha kërkoi me urgjencë që brenda kësaj të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë nëse Forcat e Armatosura janë përfshirë ose jo në trafikun e drogës. Sipas Bashës, për çështje që prekin sigurinë kombëtare, palët duhet të kapërcejnë çdo cak politik.

“Njoftime të reja vijnë, informacione të reja dalin, denoncime të freskëta po depozitohen, dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë për kamionët, gomonet dhe avionët e drogës. Ky informacion që sa vjen e bëhet kapicë, e kemi ne, qeveria, partnerët ndërkombëtarë. Të ngrihet komisioni dhe të fillojë menjëherë nga puna. Duhet të jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë për të siguruar dhe garantuar sundimin e ligjit dhe demokracisë në vend të ligjit të xhunglës dhe parave të pista”,- u shpreh Basha.

“Jemi shumë të shqetësuar dhe duam ta ndajmë këtë shqetësim me qytetarët shqiptarë, partnerët tanë, me deputet e Kuvendit të Shqipërisë pa dallim ngjyrash partiake, sepse ka një cak, ku ngjyrat politike kalojnë në plan të dytë dhe humbin kuptimin, ky cak ky kufi është siguria e vendit për sot dhe për nesër”- vijoi kreu i opozitës.

100 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok