Publikuar Ne: 19 Maj 2014
62 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Basha: Protestat, kauza për të çliruar vendin nga narkotrafiku

bashaProtestat janë kauza e drejtë për të çliruar Shqipërinë nga kartelet e drogës, kemi qenë dhe jemi të vendosur për të fituar këtë përballje me çdo kusht.

Kështu ka deklaruar kryetari i PD-se, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, ku ftoi qytetarët t’i bashkohen të premten protestës qe e cilësoi si, një protestë për qytetarët dhe për kombin.

“Rreziku i kartelit të drogës po kanoset në një përmasë të paparë, sepse qeveria e Ramës ka hapur dyert droga nuk është obsion, nuk është mundësi, por është shkatërrim. Sa më shumë drogë aq më shumë mjerim”, tha Basha. Ai vijoi duke thënë se “ thirrja jonë kryesore është një popull në këmbë për t’i thënë jo kartelit të drogës.E kemi nisur këtë betejë dhe jemi të vendosur, të bashkuar të rreshtohemi të premten para kryeministrisë.

Duke folur per  marrjen e statusit në BE, Basha deklaroi se “PD e ka mbështetur statusin me vepra. PD do të bëjë çdo gjë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE”, tha Basha. Ai shtoi se “nuk po kërkojmë të fitojmë pikë politike, as axhendë partiake, sepse kjo është një axhendë kombëtare. Opozita e ka pranuar të qenurit opozitë deri në zgjedhjet e tjera. Ky nuk është një aksion partiak, por një aksion kombëtar. Ndaj duhet ta presim nyjen e narkotrafikut dhe të çojmë Edi Ramën në shtëpi”. .

63 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok