Publikuar Ne: 29 Mars 2014
102 shikime
AKTUALITET / EKONOMI | By albaniaplus

Bankat mirëpresin fshirjen e kredive të “këqija”

 Leket_shqiptareLeket_shqiptareBankat tregtare në vendin tonë mirëpresin proçesin e fshirjes së kredive të “këqija” nga bilancet, si një nismë që do të ulë nivelin e tyre në sistem dhe do të lehtësojë kreditimin.Nga ky proçes pritet që kreditë e këqija të zbresin në 17% nga afro 24% që janë aktualisht. Por, rritja e kreditimit varet gjithashtu nga kërkesa, që për momentin është shumë e ulët. SIpas informacionit nga Banka e Shqiperise, fshirja e kredive të këqija nga bilanci i bankave është një proces që nisi në pjesën e dytë të vitit të kaluar dhe po vazhdon intensivisht nga bankat. Ai është vlerësuar pozitivisht nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës “Përtej ndikimit statistikor të tij në afat të shkurtër, pastrimi i bilanceve të bankave është pjesë e një procesi kompleks të administrimit të portofolit të kredive me probleme”.
Ky hap vjen në një kohë kur niveli i kredive të këqija ka arritur në 24%, një nga më të lartët në rajonin e Ballkanit.
Kreditë që konsiderohen të humbura dhe po fshihen nga bilancet e bankave kanë arritur në gati 60% të totalit të huave të pakthyera në afat, apo rreth 440 milionë euro. Përmes fshirjes së kredive të këqija parashikohet që niveli i tyre të zbresë në 17% të totalit, duke përmirësuar situatën e sistemit dhe duke lehtësuar bankat për të kredituar më shumë individët dhe bizneset.
“Ka një efekt pozitiv psikologjik qoftë për bankat, qoftë për kredimarrësit”,  thonë bankierët. Proçesi që pritet të zgjasë për një periudhë njëvjeçare do të mundësojë fshirjen e kredive të këqija nga bilancet e bankave, duke i lehtësuar ato nga pagesat e detyrimeve tatimore për këto shuma, si dhe lehtësimin nga niveli i lartë i kredive të këqija. Bankierët theksojnë se i gjithë ky është një proçes thjesht kontabilizimi bankar dhe nuk ka asnjë efekt tek individët, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të presin për një falje të kredive që nuk i kanë kthyer bankave.
Ky proçes mendohet si i nevojshëm, pasi do të pastronte bilancet e bankave nga kreditë me probleme të bartura nga e kaluara, për të cilat është i panevojshëm pasqyrimi i tyre. Fshirja e tyre në asnjë rast nuk nënkupton heqjen e detyrimit të kredimarrësit për të shlyer detyrimet e tij, apo amnistinë për to. Edhe pas fshirjes së kredisë nga bilanci, detyrimi i kredimarrësit mbetet në librat e bankës si një llogari ekstra kontabël, si dhe në Regjistrin e Kredive në Bankën e Shqipërisë.
103 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok