Banka Qëndrore Evropiane bashkëpunim teknik me Bankën e Shqipërisë

129

Banca d'albaniaBanka Qëndrore do të zhvilloj nesër në Tiranë, ceremoninë e lançimit të projektit të ri “Analiza e nevojave të Bankës së Shqipërisë”.

Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se, të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit dhe Yves Mersch, anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe të ftuar të tjerë vendas dhe të huaj nga sektori financiar dhe ai bankar.

Ky projekt i cili ofrohet nga Banka Qëndrore Evropiane, ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë, duke identifikuar kriteret ligjore, organizative dhe burimet e nevojshme për përafrim me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Ai zhvillohet në kuadër të programit “Bashkëpunimi teknik me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor në përgatitjet e anëtarësimit të tyre pranë Sistemit Evropian të Bankave Qendrore” dhe financohet nga asistenca e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA 2013). Bashkë përfituese të këtij projekti janë edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë./