Publikuar Ne: 25 Mars 2014
82 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Banesa e kryekomunarit të Farkës goditet me antitank

01bardhiBanesa e kryetarit të komunës së Farkës u godit me predhë antitank ditën e sotme. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë në shtëpinë e kryekomunarit kanë regjistruar skenën rrëqethëse.

Nga pamjet e “A1 Report”, duket momenti i parë i një shpërthimi drite që tregon vendin dhe aktivizimin e predhës nga antitanku, nga vendi ku është kryer goditja dhe më pas rrugën që përshkron predha derisa godet vilën.

Kamera ka gjetur të freskëta edhe gjurmët e autorëve nga vendi ku mendohet se është realizuar qitja me antitank, që është pranë xhamisë dhe përballë vilës.

Sipas policisë nuk rezulton të ketë lidhje mes xhamisë dhe ngjarjes dhe ndoshta ajo është zgjedhur si vend i duhur nga autorët për shkak të pozicionit të favorshëm që kishte për të goditur vilën e kreut të komunës së Farkës.

Vetë Plaku, i cili drejton këtë komunë prej 17 vitesh, në një intervistë për “A1 Report”, thotë se familja e tij është e shokuar dhe se gjatë 17 viteve në detyrë është mundur që të bëjë më të mirë.  Nuk ka pasur konflikte në punë apo jetën e tij.

“Muri është qëlluar me antitank. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e gjithë familja ka qenë në banesë në katin e dytë të saj”, tha sot paradite Plaku.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, dhe nuk ka dëmtuar asnjë prej pjesëtarëve të familjes Plaku, të cilët në atë orë kanë qenë në gjumë. Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur një grup të zgjeruar hetimor ku janë përfshirë edhe oficerët antiterror.

83 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok